Banditizëm në Ballsh, Kapllanaj i godet të gjithë me shkop gome

March 16, 2014 12:03

Banditizëm në Ballsh, Kapllanaj i godet të gjithë me shkop gome

Akt banditesk në stadiumin e Ballshit gjatë ndeshjes me Laçin, ku presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka goditur me shkop gome në kokë delegatin e FSHF-së, Besnik Çela. Dhuna në futbollin shqiptar ka prezantuar serinë më të fundit dhe përsëri protagonist bëhet një drejtues klubi, i cili mbush kupën me veprimet e tij. FSHF ka nxjerrë një deklaratë për shtyp mbrëmë, kur ka bërë të ditur ngjarjen e rëndë, e paraprirë nga të tjerë incidente. Sipas asaj që thuhet në deklaratë, “gjatë gjithë kohës, ndaj zyrtarëve të FSHF-së, në mënyrë të veçantë ndaj delegatit të ndeshjes, Besnik Çela, është ushtruar presion verbal, në mënyrë të veçantë nga presidenti i klubit të Ballshit, Besnik Kapllanaj. Pavarësisht kësaj, zyrtarët e FSHF-së janë përpjekur të ruajnë qetësinë dhe vazhdonin zhvillimin normal të ndeshjes, në zbatim të rregullores”.

Më pas, komunikata thotë se Kapllanaj e ka goditur me dru në kokë Çelën dhe ky i fundit është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit, për të qenë nën kujdesin e mjekëve. Për fat të mirë, nuk ka pasur probleme, çka e ka bërë të ditur vetë më pas, duke sqaruar edhe se goditja ka qenë me shkop gome. “U godita me shkop gome disa herë në kokë nga presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj. Pas ndeshjes u gjenda në tunelin e stadiumit, ku po prisja të dilnin edhe gjyqtarët, kur Kapllanaj vjen aty dhe godet këdo që i dilte përpara. Mes tyre isha edhe unë, që mora disa goditje në kokë”, tregon Çela, i cili thotë edhe se do të bëjë kallëzim penal në polici. Edhe federata, duke dënuar rëndë aktin e dhunshëm, i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit, prokurorisë e gjykatave që të jenë sa më aktivë në ndëshkimin e fenomeneve të tilla të dhunshme. 

Takimi i djeshëm, i mbyllur në barazim pa gola, nuk u transmetua në SuperSport, për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike, për të cilën është akuzuar sërish Kapllanaj, i cili nuk ka lejuar që televizioni të bënte punën e tij. Pragndeshja ka qenë tepër e nxehtë, pasi Kapllanaj gjatë javës ka deklaruar në gazeta se Laçi është klub që përkrahet nga FSHF. Për këtë arsye, federata kishte zgjedhur të dërgonte si delegat pikërisht shefin e Sektorit të Garave, Besnik Çela. Ky i fundit ka këmbëngulur që ndeshja të mos fillonte pa u larguar të gjithë personat që nuk duhej të ishin të pranishëm në pistë apo në stadium. Bylis ishte dënuar nga Komisioni i Disiplinës për të luajtur një ndeshje pa tifozë, ndërkohë që Kapllanaj ishte pezulluar me tetë ndeshje, por ka këmbëngulur që të jetë në stadium për të parë skuadrën. Ky incident ka bërë që ndeshja të niste me njëzet minuta vonesë, ndërkohë që tifozët nga jashtë stadiumit kanë hedhur gurë brenda tij. Të njëjtat incidente janë përsëritur edhe në minutën e fundit, kur gjyqtari ka dhënë penallti në favor të Laçit. Nga pozicione të larta jashtë stadiumit, tifozët kanë hedhur gurë, duke mos lejuar për shumë kohë ekzekutimin e penalltisë. Ajo është gjuajtur më pas pasaktësish nga kapiteni i Laçit, Erjon Vucaj. Megjithatë, edhe pse nuk humbi skuadra e tij, Kapllanaj nuk ka logjikuar më dhe me shkop gome ka goditur lojtarë të Laçit dhe pastaj edhe Besnik Çelën, duke i vënë kapakun një dite të dhunshme nga ana e tij.

Ngjarjet

Delegati

Çela nuk lejon fillimin e ndeshjes, pa u larguar personat e tepër, për shkak të vendimit të Komisionit të Disiplinës.

 

Gurët

Tifozët nga jashtë stadiumit hedhin gurë në fushë, të irrituar që nuk mund të shohin skuadrën e tyre.

 

Ora

Ndeshja nis me 20 minuta vonesë për shkak të incidenteve dhe debateve me Kapllanajn, i pezulluar tetë ndeshje.

 

Supersport

Takimi nuk transmetohet në Supersport, pasi nuk ka energji elektrike, për ndërprerjen e së cilës akuzohet Kapllanaj.

 

Penalltia

Laçi ka mundësi të fitojë në minutën e fundit, pasi merr një penallti. Tifozët mbushin zonën me gurë.

 

Laska

Presidenti i Laçit urdhëron Vucajn të gjuajë jashtë, për të shmangur incidente më të rënda në vijim.

 

Goditja

Kapllanaj godet me shkop gome lojtarët e Laçit dhe delegatin Çela, i cili shkon në spital.

 

Denoncimi

Pas vizitës në spitalin e Fierit, Besnik Çela bën denoncim në polici për agresorin Besnik Kapllanaj.

March 16, 2014 12:03
Komento

1 Koment

  1. shqiptari March 16, 12:20

    gruoete teroriste po ndeshene nder veti keto dy ekipe teroriste lac e bylis ishin ne sherbime te komandantit te tyre armande duka kryeteroristi i futbollite shqiptare qe e masakruane vlorene dhe cdo ekipe qe ky teroriste duka donte te fundoste dhe tani qe u prishene interesate shikoni cfare ndodhe megjithse lapanjzi kapllanaje qe pere parti qihete ne bythe ja hapi derne tiranes ajo qe i beri gropene se pere ate po del se sdilte ishte mire ne renditje ne fillim te janarite po qekure tirana vendosi te mos binte ja ku perfundoi legeni qe kure e bejne kapo nje legene po normale jane nje tufe legenashe me dukene ne krye ja cfare ndodhe kjo poshtersi qe eshte nje turpe veteme pere dukene nje kryeteroriste pra komandante i korces 4 here kampion duke bere terore po do legenin e kuksit qe i beri presion dhe ja dha pikete ka bythe ta denoo nja 12 vite kete ballshine se kure te vije pd ne pushtete prape do ngrej koke ky miu i pusetes me kryeteroristin duka qe e beri prone te tijene kete sektore te bukuer

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*