Banesa e tyre u përfshi nga flakët, 72-vjeçarja: Kisha frikë për plakun…

March 17, 2018 21:34

Banesa e tyre u përfshi nga flakët, 72-vjeçarja: Kisha frikë për plakun…

Çifti i të moshuarve, apartamenti i të cilëve u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, fatmirësisht gjenden jashtë rrezikut për jetën.

“Kisha frikë për plakun, por shyqyr e kaluam këtë moment të vështirë”, tha 72-vjeçarja.

Lajmi u bë i ditur nga stafi i Urgjencës së spitalit, që ka ndjekur nga afër gjendjen shëndetësore të dy të moshuarve.

Po sipas tyre, nesër Gëzim dhe Mynyre Tafaruçi do të dërgohen të dielën në shtëpi, pasi nuk paraqesin më asnjë shqetësim për jetën.

Stafi i Urgjencës së spitalit të Durrësit konfirmon gjithashtu se zjarrfikësi, që mbeti i asfiksuar gjatë operacionit për nxjerrjen jashtë apartamentit të çiftit, ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është drejtuar në shtëpi, pasi gjendja e tij shëndetësore u përmirësua shumë shpejt.

s.a/dita

March 17, 2018 21:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*