Banesat, Manza “kryeqyteti” i 3 mijë muxhahedinëve iranianë

January 6, 2018 18:21

Banesat, Manza “kryeqyteti” i 3 mijë muxhahedinëve iranianë

Që prej vitit 1986 në kufirin mes Irakut dhe Iranit ishte ndërtuar kampi Ashraf ku strehoheshin disidentët e regjimit të Iranit. Vendosja e tyre në Shqipëri filloi në mars të vitit 2013, kur qeveria Berisha pranoi të strehonte 210 muxhahedinët e parë , të cilët mbërritën në Tiranë në maj 2013.

Të gjithë banorët e kampit Ashraf erdhën në Shqipëri pas një marrëveshje të kryeministrit Rama me ish sekretarin e shtetit Xhon Kerri në vitin 2016. Organizata e Muxhahedinëve Popullorë të Iranit (MEK) është një lëvizje që vepron në emigrim për rrëzimin e regjimit aktual në Iran.

3.000 muxhahidinët iranianë që erdhën në Shqipëri, deri më tani kanë jetuar në banesa të marra me qera do të strehohen në zonën e Manzës disa kilometra larg qytetit të Durrësit. Report TV ka mësuar se në një sipërfaqe toke prej disa hektarësh e cila është blerë nga muxhahidinët Iranian, po ndërtohet kampi ku ka nisur të strehohen familjet e para.

Mësohet se paratë për blerjen e tokës dhe ndërtimin e banesave të reja në formën e një kampi janë financuar nga komuniteti disidentëve Iranian që jetojnë në kryesisht në Europë. Banesat e reja të disidentëve Iranianë rrethohen nga një perimetër sigurie për të evituar çdo rrezik të mundshëm. Mbrojtja e disidentëve iranianë të ardhur në Shqipëri garantohet nga agjentët e Shërbimit Informativ.

“E gjithë zona është nën survejimin tonë për të pasur një siguri maksimale të këtyre shtetasve” u shpreh një burim nga SHISH për Report TV. I njëjti burim u shpreh se në pikat kufitare të Shqipërisë i kushtohet një vëmendje e posaçme shtetasve Iranian për tu siguruar që asnjëri prej tyre nuk është agjent i shërbimit sekret iranian që mund të ndërmarrë ndonjë sulm ndaj muxhahidinëve që strehohen në Shqipëri.

Nga ajo që duket në afërsi të banesave të reja të iranianëve në Manzë është se kampi ruhet me roje private. Në brendësi të tij qëndrojnë disa makina që dalin dhe hynë brenda në kamp. Përfaqësues të muxhahedinëve në Shqipëri refuzuan të komentojnë për Report TV se përse ishte zgjedhur zona e Manzës për të ndërtuar kampin e ri.
Ata sqaruan se nuk duan të japim shumë detaje për banesat e tyre të reja pasi regjimi Iranit përmes disa media të sponsorizuara në Shqipëri do të bëjë propagandë kundra tyre. Gjithsesi, Manza që njihet si qyteza e minatorëve të qymyr gurit në vitet e komunizmit, tashmë do të njihet edhe si vend strehimi më i ri i 3000 kundërshtarëve të regjimit Iranian të cilët vlerësojnë mikpritjen e banorëve lokalë.

“Ne do të qëndrojmë në Manzë deri në momentin kur në Iran të marrë fund regjimi diktatorial. Ëndrra jonë është të kthehemi pranë familjeve tona në një Iran të lirë” u shpreh jashtë kamerës për Report TV njëri prej tyre.

January 6, 2018 18:21
Komento

7 Komente

  1. mirel January 6, 19:14

    Pisllek ne mes te dites.
    Shqiperia nuk ka vend per shqiptaret, shet toka te muhaxhiret.
    Pis politike

    Reply to this comment
  2. Shqiptari emigrant ne Itali January 6, 23:48

    Po qe se do te ktheheshin ne Iran “kur te çlirohej”, ku gjithe bota e di qe Iranin nuk e ka pushtuar kerkush, pse duhej blere toka e jo duhej mare me qira?!…Perderisa Irani bpka nje opozite kjo do te thote se ka demokraci dhe nuk mund te krahasohet me PERBINDESHIN Enver!.. Lindin disa pyetje per muxhahedinjt qe jane ketu: -Perse nuk i pranoi asnje shtet evropian? -Perse nuk i mori Amerika qe per 300 milon amerikan nuk do te ishte asgje te strehonte 3000 muxhahedinj?.. -Perse nuk u sistemuan ne ndonje vend tjeter te madh por te e vogla dhe mjerane Shqiperi?.. Do te zgjatesha me pyetje te tjera qe jane shume por te gjitha kane nje pergjigje: Ne Europe e ne bote ka udheheqes qe mendojne me pare per popullin e vet e pastaj çfare “tepron” per te tjeret ndersa te ne jane te ashtuquajtur “politikan” qe i kane duart deri ne bryl te njollosur me pislleqe qe nje dite do te falen nga Amerika tamam per keto sherbime qe po i bejne asaj sepse eshte ajo dhe jo populli shqiptar qe ka NGATRRUAR vendet arabe aq shume sa sbehet dot llogaria as per 30-40 vjet per te aritur ne situaten e para 10 vjetve. Nje dite do flasim dhe ne emigrantet per keto probleme e te tjera dhe do te pergjigjet shpellari Berish e drogaxhiu Ram!…

    Reply to this comment
    • enveri=jezusi+muhameti+nevruzmeta January 7, 17:43

      Or tej “shqiptari emigrant ne Itali”

      Edhe nese e shan ne rrjeshtin e dyte Enverin si perbindesh….pikerisht pas rrjeshtit te dyte ke fol tamam sikur Enveri te cohej nga varri..
      .
      Kam qene dhe jam anti-enverist i moderuar por cfare tmerresh kombetar kane ndodhur pas 1992 nga futja ne konference isalmike….invazioni antikarmunist me baze beogradin..janullatosi–gerdeci..21 janari..remzi hoxha..otranto,,,shitja e detit..varrezat grekut sipas piketave te vorio-epirit dhe keto 3 divizone me marksiste te Iranit..pa deshiren time e bejne Enver Hoxhen profet…
      .
      per ty mor zotni pasi qenke kaq trim do te sugjeroje te merrje nje kuti me brisqe rroje..shkume dhe deodorante dhe ti rruaje keta MXHHDT para se te futeshin e hamam…..

      ju lutem mos na i beni enverin perendi !

      Reply to this comment
      • Shqiptari emigrant ne Itali January 11, 18:54

        Qe Enveri qe kriminel dihet se eleminoj gjithe inteligjencen e asaj kohe qe kish studiuar ne perndim zoti enveri- etj. etjera. Ate qe ka bere Enveri qe çfarosi te zgjuarit e Kombit se ka bere askush udheheqes ne bote per vendin e tij! Ti zotri ki “nostalgji” per te ky eshte “problemi” yt un jam nacionalist dhe per mua VLEN Shqiperia e nuk “llogaris” shpellar Salin apo drogmen Rama e kedo tjeter. Jetoj qysh prej 20 vjet ne Itali e e jetoj perndimin kapitalist sikurse kam jetuar dhe FERRIN komunist te tipit shqiptar. Ciao!

        Reply to this comment
  3. shqip January 7, 11:25

    Nga pikepamja fetare nuk shoh ndonje ndryshim mes ketyre “3000” muha****, dhe mijra gjyzele ne Maqedoni Kosove , apo ku mblidhen pantallona treçerekshet me mjekrrat e pa lara . Bile keta ndoshta edhe hane pyka . Besoj qe ato shqipfolesi/et me ferexhe e me “thase” te zinj deri te fundi i kembeve , jane edhe me keq . Madje per ata edhe justifikohet veshja sipas menyres arabe . Po keta injorantet qe e mbajne veten pasardhes te Pirros , Gj. Kastriotit , Onufrit , e Buzukut , ça lidhje Kane me xhybet e me perçet ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*