Banesat në Himarë, Gjiknuri dhe Kumbaro sërish takim me banorët

October 6, 2017 11:53

Banesat në Himarë, Gjiknuri dhe Kumbaro sërish takim me banorët

Ministrat Damian Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro do zhvillojnë edhe këtë të premte një dëgjesë me banorët e Himarës të cilët preken nga plani vendor i bashkisë për shëtitoren përgjatë bregdetit.

Janë rreth 22 banesa të vjetra të cilat pritet të shemben nga realizimi i këtij projekti, ndërsa banorët kanë kontestuar projektin me pretendimin se nuk do dëmshpërblehen me vlerën e tregut.

Gjithashtu, një pjesë e ndërtesave kanë edhe probleme me pronësinë.

Një javë më parë Gjiknuri dhe Kumbaro takuan në Vlorë përfaqësues të komunitetit himariot ku morën pjese edhe kreret e Omonias, Vasil Bollano dhe Fredi Beleri.

Ministri i Energjise dhe Infrastruktures, Damian Gjiknuri ka deklaruar se banoret te cilet preken nga ky projekt do kompensohen me vleren e tregut.

“Do bëhen kompensime dhe dëmshpėrblimet për çdo banesë, e cila preket nga zbatimi i kėtij projekti. Banorët do kompensohen me vlerën e tregut“, tha Gjiknuri javën e kaluar.

October 6, 2017 11:53
Komento

2 Komente

  1. Mira October 6, 13:45

    Kompesime te tipit komunist!
    A e di qe Himara nuk paguhet me para!?!
    Eshte si t’i marrësh tjetrit arin qe trashegohet brez pas brezi e ti japesh aq letra sa do shteti!!
    Ky kompesim eshte zhvatje!

    Reply to this comment
  2. Ai nga Dhermiu October 7, 01:59

    Himariotet kerkojne abrogimin e ligjitb7501 dhe kthimin e pronave te baballareve,gjysherve para vitit 1945 (arshivat e vitit 1939)para reformes agrare ku shteti komunist morri pronat me dhune.
    dhe vendosjem e cmimit te tregut per vleren e tokes ne Himare..Kerkojme te na kthehen ato qe na takojne nga e DREJTA e njeriut dhe nga e DREJTESIA e Zotit.
    Urojme nga zemra qe ligji vellavrases 7501 te abrogohet ne te gjithe territorin shqipetar…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*