Banka Botërore: 60 milionë njerëz mund të përballen me varfëri ekstreme

May 20, 2020 10:03

Banka Botërore: 60 milionë njerëz mund të përballen me varfëri ekstreme

Deri në 60 milionë persona do të përballen me “varfëri ekstreme” si pasojë e koronavirusit, ka paralajmëruar presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.

Ai ka thënë se Banka pret që rritja ekonomike të tkurret për 5 për qind këtë vit, derisa kombet përballen me pandeminë.

Kjo situatë e krijuar pas pandemisë, ka ndikuar në humbjen e miliona vendeve të punës dhe dëmtimin e bizneseve, sidomos në vendet më të varfra.

“Miliona burime për jetesë janë shkatërruar dhe sistemet e kujdesit shëndetësor janë në tension në gjithë botën”, ka thënë ai.

“Vlerësimi ynë është që deri në 60 milionë persona do të shtyhen drejt varfërisë ekstreme – që shkatërron përparimin e bërë në zhdukjen e varfërisë në tre vjetët e fundit”, ka paralajmëruar ai.

Banka Botërore e përcakton “varfërinë ekstreme” kur një person jeton me më pak se 1.90 dollarë në ditë.

Ky institucion me bazë në Uashington është duke ofruar grante dhe kredi me interes të ulët në vlerë të 160 miliardë dollarëve, për t’iu ndihmuar vendeve të varfra në luftimin e krizës.

Malpass ka thënë se 100 shtete, që janë shtëpi për 70 për qind të popullsisë në botë, tani kanë siguruar financa emergjente.

Me koronavirusin e ri janë infektuar mbi 4 milionë persona në gjithë botën, derisa mbi 320,000 prej tyre kanë vdekur.

o.j/dita

May 20, 2020 10:03
Komento

2 Komente

  1. intelektuali May 20, 10:40

    Nga keta 60 milione njerez mjerane te Botes:

    3 MELEONE JANE SHQYPTARET E RILINDJES ENVERISTE TE EDVIN HAJDUT KAQOLIT

    qe:

    Ka rene ne dashni me Teatrin e tij Megalloman ne Kohen e Koleres.

    Reply to this comment
  2. Gzim Kulufi May 20, 18:12

    Deri tani jane 600 mije njerez ne varferi ekstreme! Per shkak te korones po shtohen dhe nja 400 mije, dhe po behen 1 miliard. Shifrat biblike na morren te keqen!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim