Banka e Shqipërisë hedh në treg monedhën e re 10 lekëshe

June 10, 2019 13:52

Banka e Shqipërisë hedh në treg monedhën e re 10 lekëshe

Nga data 25 qershor 2019 ne do të përdorim monedhën e re 10 lekëshe.

Banka e Shqipërisë ka vendosur të hedhë në qarkullim monedha metalike shqiptare me vlerë nominale 10 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2018.

Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 10 Lekë, është miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë konform ligjit në fuqi për BSH-në.

Ajo ka të njëjtën pamje, përmasë dhe peshë me 10 lekëshin aktual. Ndryshimet e vetme janë viti i emetimit, që në monedhën e re do të jetë 2018 dhe drejtshkrimi i fjalëve LEKË dhe SHQIPËRISË, që do të shkruhen me Ë dhe jo me E.

e.t./dita

June 10, 2019 13:52
Komento

3 Komente

  1. leku, tepeleku dhe dyfeku June 10, 13:57

    Perse me pare nuk e shkruanin me germen ë, por me e apo rritej cmimi i prodhimit ?

    Reply to this comment
  2. Arben June 10, 18:12

    Nuk tregon inflacion, jo.

    Reply to this comment
  3. li June 11, 07:56

    Jeni të lutur që të ndryshoni 200 lekëshin letër, kartë në 200 metal, sepse janë bërë të telendisura nga përdorimi. Na ngelet në dorë por shyqyr që na i marrin faturistët e autobuzeve. Ngaqë nuk kryet change me atë e keni të lehtë për ta kthyer në metalik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*