Banka në SHBA transferon gabimisht rreth 1 miliard dollarë, mund të marrë mbrapsht vetëm gjysmat
Nga Arkiva
Një zyrtar i bankës amerikane Citibank ka miratuar disa muaj më parë transferimin e gabuar të rreth 1 miliardë dollarëve, por gjykata vendosi që institucioni mund të marrë mbrapsht vetëm gjysmën e tyre.
Një gjykatë vendore amerikane tha se institucioni nuk mund të pretendojë kthimin e të gjithë parave të dërguara gabimisht te kompania kozmetike Revlon dhe te disa kompani të një gruoi financiar.
Citibank është ndërmjetëse e huave për Revlon dhe po tentonte të dërgonte tek ajo $8 milionë, raporton CNN. Por në vend të kësaj shume u dërgua 100-fishi i saj. I njëjti nëpunës dërgoi edhe $175 milionë të tjerë për disa kompani të një grupi financiar. Në total paratë e dërguara arrinin në mbi $900 milionë.
Problemi u pikas një ditë më pas, por ishte tepër vonë për të rimarrë shumën mbrapsht. Në gusht Citibank ngriti padi për rikthimin e parave. Revlon refuzoi të kthejë shumën duke pretenduar se paratë janë dërguar qëllimisht dhe pozicioni i tyre mbrohet nga ligji bankar i New York-ut.
Ata thonë se paratë janë saktësisht aq sa banka Citibank duhet t’u jepte në total, për një hua, e cila ende nuk është maturuar.
Vendimi i gjykatës thotë: “Të besosh se Citibank, një nga institucionet më të sofistikuara financiare në botë, të bëjë një gabim që nuk është kryer kurrë më parë, në një shumë prej rreth $1 miliardë — është irracionale”.
Benjamin Finestone, përfaqësues i dy grupeve Brigade e HPS Investment Partners, gjithashtu përfituese të dërgesave tha: “Ne jemi shumë të lumtur me vendimin e gjykatësit [Jesse] Furman dhe argumentimin e tij të detajuar”.
Në gjykatë u diskutuan gjithashtu dhe disa biseda të brendshme të punonjësve ditën ku u bë gabimi.
Gjithsesi, kompanitë marrëse janë ndaluar të shpenzojnë paratë deri në mbylljen e procesit te apelit.
o.j/dita
Nuk ka asnje problem.Fatos Nano pagoi kesh 1 miljon £ nje firme per portin e Vlores qe nuk ekzistonte,po te njejten gje beri dhe Rama me nje firme qe nuk ekzistonte ne unazen e madhe.Eku eshte korrupsioni ketu ?!
Po Saliu Likja a i di sa kane bere se kane pasur me shume se Edi, paten piramidat, paten pasurite kombetare, ushtrine hekurudhat, thesarin. Ej more lum miku Rama gjeti fundin e qypit.
Tori more Tori ta ka fut Sala ,
As Ilir floriri nuk ka vixhut më, pra mbaje brenda se te takon dhe asnje s’ta nxorri.