Bankat investojnë te bizneset jashtë Shqipërisë

September 25, 2016 11:27

Bankat investojnë te bizneset jashtë Shqipërisë

Bankat private më të mëdha të vendit kanë zgjedhur që paratë e tyre t’i përdorin për të investuar bizneset jashtë Shqipërisë. Rreth 10 për qind e kredive të dhëna nga bankat kanë shkuar për financimin e projekteve të bizneseve jashtë vendit.

Kreditimi i biznesit të huaja nga bankat shqiptare shënoi rritje në dy vitet e fundit. Fenomeni i ri që po ndodh, ka sjellë që deri në qershor të 2016 për biznesin jashtë vendit është dhënë 10 për qind e totalit të kredisë të shpërndarë, ndërsa deri në dhjetor të 2015 niveli i saj ishte 9,2 për qind.

Të dhënat u bënë publike nga Banka e Shqipërisë në raportin e politikës monetare për 6-mujorin e 2016. Në prezantimin e raportit për gazetarët, Banka e Shqipërisë vlerësoi se shpërndarja e kredisë jashtë vendit po kryhet nga disa nga bankat më të mëdha të vendit, ndërsa përqendrimi i saj te biznesi është i lartë.

Shkaqet që kanë shtyrë bankat të kreditojnë biznesin e huaj janë maturimi afatgjatë dhe kthimi i kredive nga kreditorët. Nga Banka e Shqipërisë, cilësia e kredisë për biznesin jashtë vendit cilësohet relativisht e mirë dhe niveli i kredive me probleme është 5,5 për qind.

Gjithashtu gjatë 2 viteve të fundit rënia e nivelit të kredive me probleme ka ardhur në rënie. Pavarësisht kësaj, Banka e Shqipërisë vlerëson se në këtë fenomen të ri risku ekziston dhe në të ardhmen do të merren masa të reja për ta kufizuar atë.

Nga ana e Bankës së Shqipërisë në fokus të mbikëqyrjes dhe analizave të saj janë se çfarë kolaterali kanë vendosur huamarrësit e huaj.

Por pikëpyetje lindin edhe për mbikëqyrjen e projekteve të biznesit, nëse bankat kanë kapacitetet e mbikëqyrjes për ecurinë e projekteve, kjo për shkak të ndryshimeve ligjore dhe se biznesi operon jashtë Shqipërisë, raporton ballkanweb.

KREDIA ME PROBLEME

Rritet niveli i kredisë me probleme për biznesin. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë vlerësohet se niveli i kredive me probleme arriti 24,4 për qind deri në qershor të 2016. Krahasuar me një vit më parë, niveli i kredive me probleme ka shënuar një rënie të lehtë, pasi vlerësohet të këtë qenë 24,7 për qind.

Rritja e kredive me probleme gjatë periudhës tregon për vështirësinë që ka procesi i zgjidhjes së tyre dhe nevojën për monitorimin nga afër të këtij procesi. Banka e Shqipërisë pret që prirja e kredive me probleme të vijë në rënie, ndonëse mund të ketë luhatshmëri të vlerës së tyre përgjatë kohës.

“Në këtë drejtim, Banka e Shqipërisë do të mbikëqyrë me kujdes proaktivitetin me të cilin veprojnë bankat për të evidentuar në kohë kredinë me probleme dhe për ta provigjionuar atë, si edhe mënyrën se si ato po zbatojnë kërkesat rregullative për largimin nga bilanci të kredive të humbura”, thuhet në raport.

Por Banka e Shqipërisë vlerëson se ky raport do të shënojë rënie, për shkak të zbatimit të planit të masave, duke përfshirë edhe ligjin e ri të falimentit. Për Bankën e Shqipërisë, miratimi i ligjit të falimentit nga Parlamenti do të sjellë ndryshimin ligjor të marrëdhënieve mes bankave dhe huamarrësve.

September 25, 2016 11:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*