Bankat shqiptare, 2.9 miliardë euro të investuara jashtë

April 14, 2019 16:01

Bankat shqiptare, 2.9 miliardë euro të investuara jashtë

Bankat shqiptare kanë aktualisht 2,9 miliardë euro të investuara jashtë vendit ose gati një të tretën e depozitave që kanë mbledhur nga qytetarët.

Të dhënat nga bilancet zyrtare tregojnë se vitet e fundit dërgimi i parave jashtë Shqipërisë ka qenë një nga format kryesore ku bankat kanë investuar likuiditetet e tyre.

Por, pse bankat shqiptare e çojnë një pjesë të parave jashtë?

Arsyet lidhen me situatën ekonomike në Shqipëri. Deri në fund të vitit 2008 sektori bankar ka qenë debitor ndaj jorezidentëve.

Pra, shuma e investuar nga bankat e huaja në Shqipëri ishte më e madhe sesa ajo që bankat tona kishin investuar jashtë. Por, pas krizës situata u përmbys.

Goditja e ekonomisë shqiptare nga kriza solli dy pasoja të mëdha për sistemin financiar. Së pari, bizneset dhe familjet ulën ndjeshëm kërkesën për kredi.

Së dyti, për shkak të rritjes së kredive të këqija, vetë bankat u bënë më hezituese për të dhënë hua të reja. Këto zhvillime krijuan një situatë kurthi, ku nga njëra anë bankat paguanin interesa për depozitat e mbledhura nga qytetarët dhe nga ana tjetër nuk mund t’i investonin dot në tregun e brendshëm.

Rrjedhimisht, paratë nisën të investoheshin jashtë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në dekadën e fundit investimet e bankave jashtë janë rritur me 4 herë, nga 86 miliardë lekë që ishin në 2009 në 350 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar, shkruan Top Channel.

Pjesa më e madhe e këtyre investimeve janë depozita që bankat shqiptare kanë vendosur në grupet e tyre të origjinës.

Por, veç depozitave te mëmat, një pjesë e parave janë investuar në bono të qeverive të huaja, ndërsa mbi 60 miliardë lekë janë kredi të dhëna për bizneset jashtë vendit.

Për një dekadë, investimet jashtë shtetit kanë shërbyer si një valvul për të qarkulluar kursimet e qytetarëve.

Por, tani edhe kjo formë investimesh është bërë më e vështirë, për shkak të vjedhjeve të përsëritura gjatë transportimit të parave në aeroport.

 

b.b/dita

April 14, 2019 16:01
Komento

12 Komente

  1. cdo te thote kjo 60Miliarde per bizneset jashte vendit !!! April 14, 16:39

    a mundet dikush t’na japi nji sqarim me konkret per kte ;

    cfar nenkupton kjo ?

    Reply to this comment
  2. f April 14, 17:03

    bankat shqiptare ne vend te investojne ne shqiperi
    investojne jashte per bizneset qe zhvillohen jashte jo ne vendin e origjines

    Reply to this comment
    • Arben April 14, 17:24

      Investimet ne allbani I ben vetem mafia, pastron parate e droges me koncesione.

      Reply to this comment
    • ! April 14, 17:26

      flm f,

      dhe ktu besoj behet fjale ne Banka te Huaja

      apo thjesdhte biznese te ndryshme ?

      Pra te gjitha Bankat Shqiptare jane pjes e rrjetit Mafioze qe rjep Shqiperine dhe

      shteti luan ping-pong me qent e bulevardit .

      E tmerreshme ci ka bo shpellari atij vendi

      ose then em Troc Aleati yn usa be sepse kta te dy

      e kan Monopol Shqiperine

      Reply to this comment
      • SHQIPERIA E VJEDHUR April 14, 21:53

        Jane banka me te medha Arben, qe dine te investojne per bisnese te fuqishme ne vendet e tyre.
        Normalisht bankat shqipetare duhet te investonin ne Shqiperi Por ne nje shtet rrumpalle ku leket zhduken me thase me miljona, me kompani,koncesione fallco,qe “largohen” ne “drejtim te pa ditur”askush as bizneset e huaja nuk i la mendja te bejne investime. Vetem Investimet e betonit ke, pastrim i pareve te droges.
        Ky eshte nje nga kushtet qe Shqiperine nuk fusin ne Europe,sepse nuk jep garanci ligjore si shtet per te garantuar bizneset e pastra.Eshte njesoj sikur ti japesh parate nje hajduti per te ti ruajtur,Kush jane hajdutet
        e di vete ti,besoj se e mban mend nje vidio qe doli njehere

        Reply to this comment
  3. intelektuali April 14, 18:49

    O Bankat Shqyptare te Edvin Droges alla Artan Santo:

    PO ME TRANFERIME CASH, ME THASE DHE ME AEROPLANE I BENI JU INVESTIMET TUAJA ME PARATE E SHQYPTAREVE?

    sepse:

    Nuk po reshtin Robin Hudat kunder babezise se Rilindjes Enveriste me sejmenet e Edvin Droges alla Bashkim Ulaj&Lukuni pas qe duan te rivendosin drejtesine e shperndarjes ne sistemin financiar bankar si ne Kohen e Qepes te Ricard Zemerluanit dhe te Aivenhoit.

    Reply to this comment
  4. me kot nuk mbeshtesin bandat e krimineleve te bejne Flak e tym Shqiperine Aletate tane Mafioze April 14, 20:53

    duke e mbajt ne flake e tym Shqiperine ,

    Miljardat & Floririn e Shqiperise e kalojn

    pazhurme nen mjergullen e politikes shqiptare

    ne EvRopi ne Bankat e tyre.

    Dhe shtetin shqiptare e mbajne me Valium ;

    -” Shqiperia ka ber perparaime ”

    “Negociatat jane shume pran ”

    “Zhvillime Pozitive ”

    “Hapa drejt hapjes se negociatave ”

    DHE SHTETI RRUMPALL FLE I KNAQUR

    DUKE PA ENDRAT E BUKURA ME TOLLUMBACE SHUMENGJYRESHE

    nderkohe qe Miljardat zbrazen jashte Shqiperise !!!

    Reply to this comment
  5. Nje shqiptar April 14, 22:49

    Bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi nuk lejojne qe qytetaret shqiptare te investojne ne tregun nderkombetar te kapitaleve, ne bursat e vendeve te ndryshme. Bankat marrin valuten nga qytetaret shqiptare, nuk u japin asgje dhe i investojne per vehte jashte. Banka e Shqiperise qe ne kohen e Fullanit u ka dhene te drejten tere bankave qe te krijojne mundesine shqiptareve qe te investojne ne tregun nderkombetar te aksioneve, derivateve dhe te kapitaleve por mjerisht ata nuk e kane bere akoma sot. Parate e kursyera e te fituara me shume sakrifica shqiptareve po u digjen pasi ata e humbin vleren çdo dite nga inflacioni vendas dhe i importuar.

    Reply to this comment
  6. alphade April 15, 01:02

    Shqiptaret qe depozitojne parate ne Euro- dollare nuk
    marrin asnje kacidhe interes ,perkundrazi per depozi-
    tat e tyre te kursyera me gjak duhet te paguajne per
    ruajte. Ku shkojne te gjitha intereset ,kush perfiton nga
    keto afro 3 milard Eurot te depozituara ne Bankat e Hua-
    ja ?! Nuk u ngopen hajnat e Sejkos ?! Vazhdojne rrugen
    e Full-hajnit pa Full-hajnit ! Dhe shteti ben sehir ! Vjedhin
    vetem vjedhin e nuk ngopen. Nje dite po kaloja te BSH
    Aty ndodhesh nje polic, iu afrova dhe e pyeta se cfare bente aty ?! Fillimisht me pa ne sy si i habitur duke men-
    duar nuk e di cfare por pasi e mblodhi veten m’u pergjigj:
    Jam roje i BSH ! Po Banken e vodhi Fullani dhe Berisha,
    Ti cfare ruan ketu tullat e Bankes ?! Polici teper i zgjuar
    e kuptoi ironine time dhe m’u pergjigj me nje pershende-
    tje shume kuptimplote duke me aprovuar ate hidherimin
    tim per cka ndodhi me 21 milion Eurot qe u zhduken si
    kufoma ne shkretiren e Sahares nga rerat e dunave,ne
    “Ceshtjen Sabiel” dhe Fullani per “3 dit burg”, kovale-
    shence rrojti 450 milion leka me cfajesimin qe i beri Saliu
    ne Parlament.Ironia me e madhe qendron ne Eurot 500
    qindeshe qe djali i tij fshinte djerrshe dhe dhjetra ore milionshe ! O zot ! Kulmi eshte ne ato qe thuhen se Hajni
    kerkon te rikthehet perseri ne poshtin Governatorit sepse
    Gjykata e ka nxjerre te “NO GUILLTY” Turpi botes !
    Quo Vadis !

    Reply to this comment
    • ! April 15, 11:25

      rrespekt alphade,

      dhe mbas gjithe ketyre Vjedhejeve ber Hapur

      nga berisha meta & Co ,

      cmenduria shqiptare vazhdon .

      A s nj i s’do me ja dit ,

      asnji pergjegjesi nga Prokuroria Gjykata e Larte Shteti !

      Reply to this comment
  7. info analitike April 15, 16:35

    E kuptoni o shoke se ku e ka katandisur ekonomine kriekaqoli!!! Bankat nuk kane asnje besim te investojne para ne Shqiperi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*