Banorët: Bashkëjetojmë me frikë. OSHEE: Transformatorët, të parrezikshëm

September 5, 2018 14:17

Banorët: Bashkëjetojmë me frikë. OSHEE: Transformatorët, të parrezikshëm

Ndërtimet e dekadave të fundit dhe mungesa e projekteve të mirëfillta elektrike po kthehen në burim rreziku për shumë banorë e sidomos për ata të lagjeve periferike në Gjirokastër.

Prania e kabinave elektrike mjaft të amortizuara brenda pallateve të banimit të ndërtuara prej fillimit të viteve ’60 po rrezikojnë gjithnjë e më shumë jetën e tyre.

Qytetarët e një pallati në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër thonë se bashkëjetojnë me frikën nga kabina elektrike e katit të parë, pasi është një kabinë problematike.

Banorët janë të frikësuar për shkak të shkëndijave që dalin prej hyrjes së kabinës dhe zhurmave që krijohen brenda saj.  Porta është shpërthyer disa herë nga defektet elektrike dhe banorët duke e parë situatën e tillë, shprehen se i ka ndihmuar fati që nuk ka ende të lënduar.

Por, OSHEE ka thënë përmes një reagimi se nuk ka asnjë rrezik për kabinën që ndodhet në këtë zonë, pasi ajo është brenda normave të sigurisë.

Megjithatë, 8 persona kanë humbur jetën nga rryma elektrike gjatë 5 viteve të fundit në qarkun Gjirokastër. Dhe numri i të aksidentuarve, të cilët i kanë shpëtuar vdekjes, raportohet se është më i lartë.

Hetimet e rasteve vërejnë se në më shumë se 80 për qind të rasteve qytetarët janë viktima të kontaktit të pavullnetshëm me tensionin e lartë .

s.a/dita

September 5, 2018 14:17
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*