Banorët e Astirit bllokojnë rrugën, përplasen me qytetarët

January 11, 2019 18:29

Banorët e Astirit bllokojnë rrugën, përplasen me qytetarët

Banorët e Astirit kanë dalë sot në ditën e 69-të të protestës tek Unaza e Re.

Njësoj si në ditët e shkuara edhe sot, banorët e Astirit kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar që të kalojnë makinat.

Kjo ka shkaktuar irritimin e shoferëve të cilët kanë kërkuar që të hapet rruga. Disa nga banorët kanë replikuar.

Efektivët e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë për të normalizuar situatën. Policia iu ka bërë me dije banorëve se protesta është e paligjshme, ndërkohë që ata kanë akuzuar uniformat blu si të komanduara nga qeveria.

l.h/ dita

January 11, 2019 18:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*