Banorët e Nartës: Po na grabisin e përdhunojnë, policia: Nuk ka denoncime masive

Redaksia Online July 11, 2013 08:00

Banorët e Nartës: Po na grabisin e përdhunojnë, policia: Nuk ka denoncime masive

Banorët e Nartës, në rrethin e Vlorës, protestojnë për situatën e frikshme të mungesës së rendit dhe sigurisë në fshatin e tyre. Në një prononcim për  A1 Report, banorët thonë se shtëpitë e fshatit po grabiten e vidhen, madje nuk mungojnë as rastet e përdhunimeve. Ata thonë se fshati banohet kryesisht nga gra e fëmijë, pasi shumica e burrave jetojnë në emigracion, çka e bën fshatin një shënjestër më të lehtë për krimin.

Kryeplaku i fshatit Nasho Zoica, i cili e mban këtë detyrë prej 9 vjetësh, tha se kanë ndodhur ngjarje të tmerrshme, të cilat i kanë përjetuar, si vetë ata, edhe të afërmit e tyre.
Madje, një grua tregon edhe fakti, se nëna e saj e moshuar, është përdhunuar në banesë. Ata i bëjnë thirrje policisë të ndërhyjnë për të gjetur autorët. Kryeplaku dhe banorët kërcënojnë, se nëse nuk do të zgjidhet problem i sigurisë së tyre, do të bllokojnë rrugët me protesta. Ata thonë se për situatën e rëndë janë lajmëruar shpesh edhe autoritetet.

Dëshmitë janë tronditëse.
“Në fshatin tonë ditë për ditë ndodhin këto gjëra. Mua më erdhën për të më vjedhur dhe më vranë edhe burrin. Më e keqja është se veçse na vjedhin po na përdhunojnë motrat e nënat tona. Fshati ynë nuk e duron më këtë. Të ngrihemi të gjithë, gjithë burrat e Nartës, të merret ADN dhe nëse është ai person nga Narta të varet këtu në mes të fshatit. Sot i ndodhi nënës sime 82 vjeçare nesër do më ndodhë mua”, thotë një banore për A1 Report.
Ndërkohë, policia e Vlorës e ka hedhur poshtë pretendimin e banorëve të Nartës, duke u shprehur se nuk ka pasur denoncime masive.

 

Redaksia Online July 11, 2013 08:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim