Banorët e Rrajcës protestojnë për pronat e tyre

August 26, 2018 20:50

Banorët e Rrajcës protestojnë për pronat e tyre

Banorët e Rrajcës dhe Skënderbeut bëjnë thirrje për protestë paqësore më datë 29 gusht ora 10, me kauzën e të kundërshtuarit grabitjen e pronave kadastrale në Lëndën e Rryenit e më gjerë.

Ata e cilësojnë grabitjen e pronave kadastrale si “masakrën më të madhe mjedisore” që ka ndodhur në këtë zonë, pasi është shoqëruar edhe me shkatërrim pronash, kullotash e të bimëve medicinale.

“Sinoret e Rrajcës dhe çdo pëllëmbë toke, gur e dru brenda tyre janë atdheu i rrajcarëve”, shkruajnë përfaqësuesit e protestës në letrën e tyre të njoftimit.

Ata kanë ftuar edhe median vizive dhe atë të shkruar, për një pasqyrim sa më real të protestës dhe problemeve për të cilat ajo do realizohet.

s.a/dita

August 26, 2018 20:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim