Banorët e rrugëve “Tish Daija” dhe “Pjetër Budi” me furnizim më të mirë me ujë

July 22, 2018 11:50

Banorët e rrugëve “Tish Daija” dhe “Pjetër Budi” me furnizim më të mirë me ujë

 

Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës janë angazhuar në çdo rrugë e lagje të kryeqytetit për të përmirësuar rrjetin e kanalizimeve, por edhe furnizimin me ujë të pijshëm duke rritur vazhdimisht cilësinë e shërbimit.

Në kuadër të kësaj politike po bëhen një sërë investimesh në zona të ndryshme të Tiranës.

Investimi i radhës i UKT-së ishte në rrugën “Tish Daija” dhe “Pjetër Budi”.

Punonjësit e Drejtorisë Operacionale finalizuan investimin për shtrirjen e rrjetit të ri, i cili i jep zgjidhje problemit të ujit të pijshëm për banorët e rrugës “Tish Daija”.

Banorët e kësaj zone tashmë nuk do të kenë probleme as me kanalizimet pas shtrirjes së rrjetit të ri.

Ndërkohë është finalizuar edhe projekti i investimit në rrjetin e ri të ujësjellësit në rrugën “Pjetër Budi”, pranë Depos.

Në këtë zonë të kryeqytetit janë kryer investime hidroteknike prej UKT-së, në mënyrë që të shtohet kapaciteti i transmetimit dhe cilësia e furnizimit me ujë për banorët. U bë i mundur gjithashtu ndërtimi i linjës kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm nga mjete të avancuara dhe materiale cilësore.

Stafi menaxhues i UKT-së vazhdon çdo ditë punën në çdo zonë të kryeqytetit, ku krahas zgjerimit të rrjetit të shpërndarjes, po punohet edhe për zëvendësimin e rrjetit të amortizuar.

a.s/dita

July 22, 2018 11:50
Komento

1 Koment

  1. perkthyesi July 22, 16:35

    Zoti gazetar, jo Tish Dahia, por Tish Daia! Ju pershendes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*