Banorët e Ulzës: Nëse privatizohen HEC-et bojkotojmë zgjedhjet

Redaksia Online March 3, 2013 18:16

Banorët e Ulzës: Nëse privatizohen HEC-et bojkotojmë zgjedhjet

Banorët e Ulzës thonë se nëse finalizohet kontrata e shitjes së HEC-eve të Ulzës dhe Shkopetit, ata do të bllokojnë rrugën nacionale Peshkopi-tiranë dhe do të bojkotojnë zgjedhjet e 23 qershorit. Me pretendimin se kanë prona në vendin ku do të ndërtohen hidrocentralet, banorët kanë protestuar sot duke kërkuar mosmiratimin e marrëveshjes së privatizimit të tyre. Së bashku me banorët kanë protestuar edhe specialistë të hidrocentralit të Ulzës dhe Shkopetit, të cilët thonë se qeveria ka abuzuar me tenderat. “

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nënshkroi pak javë më parë kontratën me kompaninë Kurum për blerjen e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sha dhe shoqërisë HEC Ulëz Shkopet sha. Oferta e Kurum u miratua edhe nga Këshilli i Ministrave . Katër hidrocentralet të ndara në dy paketa, Bistrica 1 dhe 2 më vete dhe Ulzë-Shkopetit, janë blerë për shumën 109.5 milionë euro.  Por Partia Socialiste thotë se shitja e 4 hidrocentraleve nga qeveria është një aferë korruptive në dëm të shqiptarëve dhe për këtë ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës një denoncim për vendimin e qeverisë për të shitur hidrocentralet e Ulzës, Shkopetit dhe Bistricës 1 e 2.

Redaksia Online March 3, 2013 18:16
Komento

1 Koment

  1. Kastrioti March 3, 21:45

    Vini mend!
    Zgjidhja nuk është të bojkotoni zgjedhjet, se kjo vetëm se është në favor të salehit, pasi ju zëvendëson menjëherë me kosovarët e vet.
    Të votoni që ç’ke me të!
    Dhe t’ia jepni reston me votë për shitjen e HEC-eve dhe gjithë pasurisë kombëtare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim