Barack Obama nuk do marrë pjesë në dasmën mbretërore

January 10, 2018 09:38

Barack Obama nuk do marrë pjesë në dasmën mbretërore

Në dasmën përrallore e cila është planifikuar të zhvillohet në muajin maj të këtij viti midis princ Harry dhe Meghan Markle duket se do të mungojë një nga miqtë e familjes mbretërore, që është ish presidenti i SHBA-ve, Barack Obama së bashku me familjen e tij.

Arsyet i ka shpjeguar Duncan Larcombe, biografi mbretëror, sipas së cilit është e pamundur që familja Obama të marrë një ftesë për dasmën midis princ Harry dhe Meghan Markle pasi një gjë e tillë theksoi ai do të ndikonte në acarimin e marrëdhënieve diplomatike me SHBA.

Sipas lajmeve të publikuara në DailyMail, Ministria e Jashtme është e shqetësuar për shkak të raportit aktual me SHBA, pasi presidenti Donald Trump ende nuk ka vizituar Mbretërinë e Bashkuar apo të ketë bërë një takim zyrtar me mbretëreshën.

Gjithashtu mendohet se e njëjta taktikë që është përdorur në dasmën e Kate dhe William në vitin 2011, do të përdoret edhe në dasmën e princ Harry dhe Meghan Markle,ku të ftuar kanë qenë udhëheqës fetarë, anëtarë të familjes mbretërore, dhe përfaqësues të shteteve CommonWealth-it.

“Është e gjitha e orkestruar me kujdes për t’u siguruar që nuk ka natyrë politike”, përfundoi, Duncan Larcombe.

January 10, 2018 09:38
Komento

1 Koment

  1. Asnjanesi January 10, 18:39

    Ne dasem njeriu fton cilin te doje. Marredheniet midis dy shteteve miq ska arsye te prishen nese “clown”-i nuk ftohet ne dasem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim