Barack Obama “sfidon” Presidentin Donald Trump në këtë mënyrë (FOTO)

December 16, 2017 16:04

Barack Obama “sfidon” Presidentin Donald Trump në këtë mënyrë (FOTO)

 

Barack Obama, ishte Presidenti i 44- t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shërbeu nga viti 2009 deri në 2017. Ai është cilësuar si një ndër presidentët më popullor të SHBA-së

Edhe pse në një periudhë pas-presidenciale, Barck Obama është mjaft aktiv në shoqëri.

Krahas planeve mbi fondacionin Obama apo pushimeve të shumta tropikale, ai është gjithmonë aktiv dhe sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët apo studentët.

Në datë 14 dhjetor Obama ishte në një shkollë në Uashington, ku shpërndau dhurata.

Ai ishte veshur si babagjysh dhe u tregua shumë i afërt e miqësor me fëmijët, të cilëve iu dha dhurata.

 

Gjatë muajit nëntor Obama ka bërë një tjetër takim me nxënës.

Kësaj radhe ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Michelle dhe nga Princ Harry.

 

Ndryshe nga presidenti aktual Obama është treguar gjithmonë më sportive dhe i afërt me njerëzit.

Për Presidentin Donald Trump as nuk mund të imagjinohet një dalje në publik me veshje babagjyshi.

December 16, 2017 16:04
Komento

1 Koment

  1. Genusus9 December 16, 16:28

    Barack Obâmå was called Bamaßi bÿ Ñø§ťraðêMüS

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*