Armët kimike, pas Barajt, dhe Blushi: Qeveria duhet të thotë JO!

November 14, 2013 13:57

Armët kimike, pas Barajt, dhe Blushi: Qeveria duhet të thotë JO!

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi i ka kërkuar qeverisë që të tërhiqet nga negociatat për shkatërrimin e armeve kimike të Sirisë në Shqipëri. Ai paralajmëroi edhe votë kundër nëse qeveria pranon një gjë të tillë dhe kërkon miratim nga Parlamenti.

“Qeveria duhet të tërhiqet nga negociatat, se si për mua dhe shumë deputetë të tjerë është e pamundur të votoj që në Shqipëri të sillen armë kimike”, është shprehur Blushi.

Nga ana tjetër, ai shtoi se opozita po i vjedh kauzën e popullit që është kundër armëve kimike. “Kjo nuk është kauzë e opozitë, ajo po vjedh kauzën e popullit që është kundër armëve kimike në përgjithësi”, tha Blushi.

Pak dite me pare edhe deputeti socialist, Besnik Baraj, tha se qeveria duhet t’u thojë JO partnerëve ndërkombëtare që duhet të na mirëkuptojnë.

“Shqipëria nuk i ka këto kapacitete, nuk ofron mundësi për të bërë shkatërrimin e këtyre lëndëve, pa pasur një ndihmesë nga një shtet që ka teknologjinë dhe burime financiare. Por nuk është vetëm kjo, duhet të shprehet dhe të dëgjohet dhe vullneti i vendit pritës, sigurisht i takon qeverisë të vendosi. Por padyshim në klimën e viteve të fundit, ne kemi miratuar një ligj, që ndalohet në mënyrë të prerë importimi i mbetjeve të rrezikshme për qellim asgjësimi apo qëllime të tjera. Ne sapo kemi dalë nga një histori mjaft polemizueze për shoqërinë shqiptare si ajo e mbetjeve. Unë e konsideroj të vështirë të pranohet, pasi do kishte kosto për çdo force politike për tu’ asgjësuar në Shqipëri, për shkak edhe te fraxhilitetit duhet evituar, dhe partnerët tanë duhet të na mirëkuptojnë, nuk mund ta pranojmë”, shprehet ai.

November 14, 2013 13:57
Komento

12 Komente

  1. tanino November 7, 11:07

    jo nuk duhet ti pranoni por duhet ti themi STOP

    Reply to this comment
  2. Arben November 7, 12:19

    TV SCAN lajmeron referendum: http://scan-tv.com/v/index.php/tv/3637.html

    Reply to this comment
  3. Naftetar Vjeter November 7, 12:30

    E imagjinoni se kush ne ka drejtuar deri dje imagjinoni te thosh Sala se do bejme ket apo ate dhe te kishte kundershtim 8 vjete si nuk u degjua nje ze i vetem qofte dhe per nje ceshtje te rndomet se per madhore iknin per leshe vetem sa ta mendonin dhe jo ta thoshnin.

    Reply to this comment
  4. ben November 14, 14:10

    Perse nuk ia dergojne atyre vendeve qe ja shiten helmin ne fillim, ka dale tani qe ishin disa firma Gjermane ato qe ja shiten Asadit keto materiale. Gjermania mori parate kurse ne HELMET.

    Reply to this comment
  5. Guri November 14, 14:18

    E imagjinoni si kemi qene kur na drejtonte Enveri o pi semes. Ky popull jemi, kemi naftetare plot prandaj dhe sarini, tere terroristat e Guantanamo etjj vijne ne shqiperi.

    Reply to this comment
  6. BJORN November 14, 14:34

    Ne miting kunder armeve kimike ishte dhe krimineli Sali Gedafi,prandaj mendoj se shteti shqiptar te veproj ne baze te ligjeve e konventave nderkombetare ne bashkepunim me SHBA.

    Reply to this comment
  7. korabi November 14, 17:01

    o Blushi pse nuk thua (ne) do te themi joooo??? Apo ti a nuk je pjes e ksaj qeverie ,te vi turp o pler se ti u bere spiuni i Sales dhe normale nuk do ta shofi bojen njeri tek Ps….
    Tjetra ne kohen e Nanos kush te beri deputet dhe kujt i luteshe te bente ndermjetesin tek Nanua , ishte Ilmi Brace o ben po ben 2 vjet qe ka vdekur as ne varrim nuk i vajte ….. edhe kur Ilmiu e shau nanon ne sprezencen tende , ti vajte me vrap si spiun dhe raportove tek nanua pranaj spiunllikun e ke ne gjak qe nga momenti kur u bere pjese e levizjes Mendimit ndryshe ne PS qe te hapi syt o pler e shqiprise , qe organizohej organizohej nga Sala Nano Kaci dhe Malaj nga keta zagar je dhe ti , mos kujto se nuk i dim dhe lidhjet e tua si filo i grek edhe prandaj te lan jashte dhe ta mbyllen deren o ibrik…

    Reply to this comment
  8. Dritani November 14, 18:20

    Ben Blushi jo vetem qe ehste vet spiun por spiun ka edhe babi Kicon edhe mamin poete

    Reply to this comment
  9. seriozi November 14, 18:46

    Zoti Blushi, jam dakort me juve kur thoni qe mazhoranca ka nje program te mire per zhvillimin e vendit! Ne mos u gabofsha dy muaj me pare nuk ke pasur te njejtin mendim, gezohem qe dalngadale po behesh pjese!

    Reply to this comment
  10. Shpirag November 14, 19:19

    Nuk ka asgje të keqe që Blushi deklarohet,por e tepron me premerin “Ne…” Të tjerat këtu nuk vlejnë, gjykojmë të sotmen, që sjell të ardhmen! Është e drejt e tij civile të deklarohet padyshim edhe si deputet! E kam kritikuar dhe unë ashper, por këtu është qytetar i mandatuar dhe shpreh lirshëm atë qe mendon!

    Reply to this comment
  11. Gjergji November 14, 21:57

    Edhe nje here tregoi karakterin e tij bastard dhe te pabese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*