Barazia gjinore, marina japoneze rekruton gra për luftanijet “Kaga” (foto)

October 11, 2018 17:20

Barazia gjinore, marina japoneze rekruton gra për luftanijet “Kaga” (foto)

Gratë që shërbejnë në luftanijet më të mëdha japoneze “Kaga”, janë një grup i shtrënguar në vijën e frontit të një shtytjeje, për të transformuar marinën e vendit në një forcë të përzier gjinore, ku burrat i tejkalojnë ato më shumë se 10 në një.

Fotografitë të realizuara nga Kim Kyung-hoon dhe reporter Tim Kelly për Reuters

Foto 1  Forcat detare të vetëmbrojtjes japoneze po vuajnë efektet e rënies së numrit të lindjeve. Për shkak të popullsisë së plakur vendase, nuk ka burra të mjaftueshëm për ekuipazhet e anijeve luftarake dhe transportuesit e helikopterëve, si “Kaga”, dhe forcat duhet të rekrutojnë për pasojë më shumë gra.

Foto 2 “Gratë në të gjithë botën punojnë në një numër më të madh fushash, dhe unë mendoj se Japonia duhet të jetë pjesë e kësaj”, thotë Akiko Ihara, një nënoficer i marinës, i cili paraqitet si udhërrëfyes për uljen e një SHAH-60K Seahawk në Kuvertën e fluturimit të Kagës.

Foto 3 Përqindja e grave në ekuipazhin prej 450 anëtarësh të Kagës është rreth 9%. Japonia dëshiron që përqindja e grave në të gjithë ushtrinë të rritet në 9% deri në vitin 2030, nga 6% aktualisht.

Foto 4 Detarët shohin një stërvitje zjarri në bordin e “Kaga”-s në Oqeanin Indian.

Foto 5 Ayako Yoneda (djathtas), një zjarrfikëse dhe inxhiniere në Kagë, thotë: “Kur u bashkova 9 vjet më parë, kishte pak gra dhe ndihesha sikur burrat nuk dinin se si të merreshin vesh me ne. Mendoj se burrat tani shohin më shumë gjëra nga perspektiva jonë. Është bërë një vend më i butë”.

Foto 6 Një kuzhiniere femër që përgatit sushit në kuzhinën e anijes.

Foto 7 Marinarët praktikojnë karatenë në hangar.

Foto 8 Japonia ka një nga flotat më të mëdha të botës, me 45’000 anëtarë në ekuipazhe, në më shumë se 100 anije, përfshirë nëndetëset, shkatërruesit dhe transportuesit e helikopterëve.

Foto 9 Forcat detare të vetëmbrojtjes japoneze, të cilat lejojnë në ekuipazhin e anijeve edhe femrat, tanimë prej një dekade, së shpejti mund të heqin edhe pengesën e fundit të madhe për marinaret femra, atë të të dhënit fund kufizimit nga ushtrimi i detyrës në nëndetëse, thonë burime të Ministrisë së Mbrojtjes.

Foto 10 Ushqime të ndryshme të gatshme në mensë.  

Foto 11 “Kaga” ishte në rrugën e saj për në Sri Lanka pas stërvitjeve të kontestuara në Detin e Kinës Jugore, si pjesë e një dislokimi dymujor në ujërat që shtrihen nga Paqësori Perëndimor në Oqeanin Indian.

Foto 12 Autorizuar në vitin 2017, “Kaga” është midis një brezi të ri anijesh, të dizenjuara për të akomoduar për ekipe të përziera, me më shumë tualete dhe dushe, sesa anijet më të vjetra.

Foto 13 Shenjat në hyrje të dhomave të ndara të gjumit, paralajmërojnë mbajtjen larg të meshkujve. Marinarët në brendësi mbajnë bipera elektronikë, që të mund të kontaktohen, duke përdorur tastiera numerike pranë dyerve.

Foto 14 Flota e Japonisë lufton shumë me forcat ajrore por dhe me ushtrinë për të gjetur rekrutë.

Foto 15 Një infermiere femër ndihmon dentistin e anijes.

Foto 16 Yuma Osaki, një lundërtare, përgatitet të godasë, në një kacafytje, në urën e komandimit të “Kaga”-s pasi del nga portet e Xhakartës, Indonezi, për stërvitjet detare në Oqeanin Indian.

Foto 17 Një navigatore femër mban një mbajtëse çelësash Snoopy gjatë stërvitjeve të zakonshme.

Foto 18 Prania e grave në bord ka pasur një përfitim të papritur për burrat, thotë Shefi i Komandës, Yasuharu Tohno, marinari më i vjetër i regjistruar në bord. “Ata rruhen rregullisht dhe hekurosin rrobat e tyre”, thotë Tohno, i cili u bashkua me një flotë ku të gjithë ishin meshkuj, 35 vjet më parë.

Burimi: www.theguardian.com

Përgatiti për botim: L.Veizi/ DITA

October 11, 2018 17:20
Komento

3 Komente

  1. C'a bohet kshtu October 11, 17:37

    Eshte kerkese e meshkujve se nuk kane ku te shfryjne loqet,
    Me kete sebep rregullohet edhe raporti me femrat, nje rruge e dy pune.

    Reply to this comment
  2. demo October 12, 00:54

    Japonia duhet te shkoje atje ku ka qene.Nje kulish rrjepacak ne Kore po i ben ham-ham me rraketa atomike.Sherbetoret e dikurshem kineze jane bere zoterinj dhe po hapen si vaji ne lakra nee kurriz te Japonise.SHBA duhet te ndihmoje Japonine te kete bomben berthamore dhe raketa me rreze te larget.
    Te tjerat i rregullojne vete se jane popull punetor.
    SHBA duhet te dije se po te mos ishte Japonia ne 1905,ruset sot do ti kishte ne New York.
    Lere popullin e Samurajve te beje terbiet cin ma cinet,se po te vijne ne Amerike.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 12, 08:00

      ke të drejtë o dem!!
      po të mos ishte dhe ajo furtuna e njëherë e një kohëshme dhe japonia do kishte folur mongolisht!!
      përse flet si idiot!!mirë që e çove nazizmin gjithandej duke e mbrojtur,por me lindjen e largët çke??
      o dem je bythëgrisur me frymzim perandorak!
      o dem përse nuk të pëlqen liria e të tjerëve??
      rusët nuk kishin se ku të shkonin në 05 sepse nuk kishin bythë si atëherë dhe në L1B!!amerika ja këtheu,në një farë mënyre “ndihmën” që japonia i dha me rusët!!po të mos kishin kapitulluar pas bombave,kishte për të qënë komuniste si kina dhe japonia,o dem!
      sa për ndihmën që thua ti se duhet ti japë për bombë e raketa,më duket se ja pak jangëllëç!ata nuk duan vetë jo se nu i kanë mundësitë!!për teknollogjinë që ka japonia si njëra dhe tjetra janë si puna e kikirikve në dasëm,për ta!!
      shpresojmë që si ata dhe kinezët të merren vesh me të mirë,se me atë që thua ti!?
      e kemi në të ndënjura të gjithë!!
      populli i samurajve nuk ka gjë më shumë se ai i kung fuve a taj çive!!
      ajo që më pëlqeu ishin dy fotot,ku dukej shumë diferenca meshkuj femra!!
      nr.10 dhe nr.17,kurse 18 tregon fare bukur atë që thotë marinari më i vjetër,një rruajtje,hekurosje dhe pastërti të jashtëzakonshme të burrave!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin