Barazim në “Rusi 2018”, Zvicra e shqiptarëve ndal Brazilin

June 17, 2018 22:09

Barazim në “Rusi 2018”, Zvicra e shqiptarëve ndal Brazilin

Takimi i sotëm Zvicër-Brazil përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Ndeshja nisi me një Brazil kërkues, përpjekjet e të cilit u shpërblyen në minutën e 20 kur Coutinho realizoi një gol spektakolar me një goditje nga jashtë zonës.

Zvicra u duk se nuk iu tremb aspak këtij goli, pasi shpesh herë u hasën edhe tentativat e Shaqirit dhe Dzemailit për të rrezikuar portën e Brazilit, ndonëse nuk u gjet goli i barazimit në pjesën e parë.

Goli i shumëkërkuar nga zviceranët do të vinte në pjesën e dytë me anë të Zuber, i cili shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi.

Në minutat në vijim, Brazili bëri të gjitha përpjekjet për të gjetur golin e avantazhit, por Coutinho e Neymar nuk u treguan të saktë për të shfrytëzuar rastet e patura.

Në ndeshjet e ardhshme do të shohim Brazilin kundër Kosta Rikës dhe Zvicrën kundër Serbisë, e cila udhëheq grupin pas fitores së Kosta Rikës.

s.a/dita

June 17, 2018 22:09
Komento

1 Koment

  1. Glaukias June 17, 23:00

    Vetëm futboll nuk ishte loja e Zvicrës.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*