Barazimi me Jordaninë, Panucci: Më vjen keq që nuk fituam

October 10, 2018 22:21

Barazimi me Jordaninë, Panucci: Më vjen keq që nuk fituam

Pas barazimit pa gola me Jordaninë në “Elbasan Arena”, trajneri u shpreh se nuk ka asnjë fjalë për lojtarët që zbritën në fushën e lojës, duke u shprehur se lojtarët dhanë maksimumin dhe zbatuan urdhrat.

“Më vjen keq që nuk fituam. Lojtarët kanë qenë shumë serioz dhe kanë dhënë gjithçka. Ne patëm mundësitë tonë, por në fund nuk arritëm të fitojmë”, u shpreh Panucci.

Sa i përket lënies në stol të Hysajt, ai u shpreh se e bëri këtë zgjedhje pasi futbollisti ka zhvilluar shumë ndeshje me Napolin dhe është i lodhur.

“Hysaj vinte me shumë minuta në këmbë me skuadrën e Napolit dhe e lash pushim”, tha Panucci.

I pyetur nëse do të ketë ndryshime me Izraelin, trajneri u shpreh se ka edhe 4 ditë kohë për ta përgatitur, duke mos thënë asgjë për futbollistët me të cilët do të zbresë në fushën e lojës.

v.l/ Dita

October 10, 2018 22:21
Komento

2 Komente

  1. Lani October 10, 22:49

    Nuk di nga ta kape Panuci i shkrete.Panuci eshte komplet aut.Nuk ben Panuci per trajner kombetare.Panuci mund te beje trajner per ndonje skuader kalamajsh 10 vjecare.Po harxhohet kot kohe me te.

    Reply to this comment
  2. XXXL October 10, 23:33

    Shoku “Lani”, qe je gomar kjo dihet por ben mire mos u shfaq, apo po hengerin se eshte ora fiks.
    Panuci si futbollist ka qene nje kampion i madh, si trajner ka qene zevendes i Kapelos kur ky ka drejtuar skuadren Ruse.
    Ti vazhdo me 10 vjecaret se ate mendje ke, mos te dhashe shume, sic duket je akoma me pampers.
    Heshtja te jep siguri dhe nuk ke perballje, idiot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*