Barça dhe Bajern, me një këmbë në gjysmëfinale

Redaksia Online April 2, 2013 22:19

Barça dhe Bajern, me një këmbë në gjysmëfinale

Paris Saint Germaini dhe Barcelona janë ndarë në barazim, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e cila u zhvillua sonte në kryeqytetin francez.

Ndeshja në mes këtyre dy ekipeve përfundoi  2-2. Gjiganti katalanas e tha fjalën kryesore në pjesën e parë, por në të dytën është përballur me sulme të pareshtura të vendasve.

Lionel Messi ka qenë edhe një herë njeriu kryesor i Barçës duke shënuar gol në minutën e 38-të, kur mori një top fenomenal nga Dani Alves. Ylli argjentinas nuk luajti në pjesën e dytë, për shkak të një lëndimi të pësuar.

Parisienët barazuan gjithçka në minutën e 80-të përmes Zlatan Ibrahimovic, i cili ishte në pozicion të dyshimtë, por goli i tij u akordua. Në fund të takimit u shënuan edhe dy gola.

Fillimisht, Xavi Hernandez i kaloi miqtë në avantazh pas një goli të shënuar nga penalltia, kurse vendasit e barazuan rezultatin me anë të Matuidit.

Gjysmëfinalisti nga ky duel do të përcaktohet javën e ardhshme pas ndeshjes së kthimit që zhvillohet në “Camp Nou”. Kurse Bajer ka bere nje hap para me shume se Barcelona ne gjysmefinale, pasi ka fituar takimin e pare me Juventusin ne Gjermani me rezultatin 2-0 me gola te Alabes ne sekonden e 2o te ndeshjes (nje nga golat me te shpejte) dhe ne pjesen e dyte me Muller. Per Juventusin misioni do te jete i veshtire, ashtu sikurse edhe per PSG, te ciles i duhet fitore ne Barcelone, ose barazim 3-3 dhe siper.

Redaksia Online April 2, 2013 22:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim