Barça me 3 sulmues kundër Juves, Alegri i beson Higuainit

September 12, 2017 12:42

Barça me 3 sulmues kundër Juves, Alegri i beson Higuainit

Sonte në mbrëmje starton edhe eventi më i rëndësishëm futbollistik në Europë, Champions League, por e gjithë vëmendja është përqendruar tek “finalja” Barcelona-Juventus.

Një e ndeshje e vlefshme për një finale, ku katalanasit janë më të favorizuar, jo për shkak të formës së tyre, por pasi ndeshjen e parë të Champions ata do e luajnë në shtëpi.

Rreshtimi 4-4-2 është skema e menduar nga Valverde për të dalë triumfues ndaj një Juventusit të Allegrit që ka preferuar një formacion më mbrojtës me rreshtimin 4-2-3-1, duke tentuar t’i frenojë katalanasit në pikën e tyre më të fortë, mesfushë.

Formacionet e mundshme:
Barcelona: Ter Stegen, Semedo, Pique, Umtiti, Jordi Alba, Rakitic, Busquets, Iniesta, Dembele, Messi, Suarez;

Juventus: Buffon, Barzagli, Rugani, Benatia, Alex Sandro, Matuidi, Pjanic, Douglas Costa, Dybala, Sturaro, Higuain.

September 12, 2017 12:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*