Barça po fiton titullin, por trajneri mund të shkarkohet

April 21, 2018 14:24

Barça po fiton titullin, por trajneri mund të shkarkohet

Ernesto Valverde rrezikon vendin e tij të punës. Sipas “Mundo Deportivo”, trajneri që po udhëheq Barcelonën në fitimin e titullit kampion në Spanjë, mund të shkarkohet që sot nëse katalanasit humbasin finalen e Kupës së Mbretit, ndaj Sevilla.

Po sipas gazetës sportive katalanase, edhe nëse Barcelona fiton kampionat e kupë, mund të ndodhë që Valverde, i cili ka një kontratë 2-vjeçare me klubin, të largohet në qershor të këtij viti.

Është e qartë që këto dyshime mbi vazhdimësinë e trajnerit kanë lindur pas dështimit të Barcelonës në Champions League, ku ekipi “blaugrana” u eliminua nga Roma.

Drejtuesit e konsiderojnë të papranueshëm “aksidentin” e Olimpikos dhe përveç trajnerit, e gjithë skuadra, përveç Messit, është kritikuar për atë që jep në fushë.

Gjithsesi, gishti akuzues është drejtuar nga Valverde dhe veçanërisht te politika e tij për të mos bërë rotacion, që, sipas drejtuesve të Barçës, lodhi lojtarët kryesorë të ekipit.

o.j/dita

April 21, 2018 14:24
Komento

1 Koment

  1. XXXL April 21, 16:40

    Ky kaqoli nuk i lodhi por i shkaterroj lojtaret duke i mbajtur ne formacion edhe kur fitonte me mbi 2 gola diference.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*