Barcelona feston titujt me një paradë madhështore (Foto)

April 30, 2018 22:40

Barcelona feston titujt me një paradë madhështore (Foto)

Pasi fitoi titullin kampion dhe Kupën e Mbretit, Barcelona ka festuar bashkë me tifozët e saj në një paradë madhështore në qytet.

Përgjatë dy orëve, lojtarët e skuadrës katalanase bënë xhiro me autobus në rrugët e Barcelonës.

Xhiroja u bë më me lehtësi se herët e tjera, pasi nuk kishte një pjesëmarrje masive të tifozëve.

Ndoshta fakti që Barcelona ka fituar shumë kampionate vitet e fundit, “sikleti” që Reali mund të fitojë Champions-in apo fakti që do të ketë edhe një festë të madhe në “Camp Nou” kur të mbyllet sezoni, bënë që të mos kishte dyndje të madhe tifozësh.

o.j/dita

April 30, 2018 22:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*