Barcelona largon Valverden, zyrtarizon trajnerin e ri

January 14, 2020 13:56

Barcelona largon Valverden, zyrtarizon trajnerin e ri

Barcelona ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Ernesto Valverde dhe menjëherë ka gjetur dhe zëvendësuesin e tij.

Duket se drejtuesi e klubit katalanas nuk e kanë kapërditë dot humbjen ndaj Atletico Madrid në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, e cila ka vulosur dhe fatin e Valverdes.

Klubi blaugrana ka zyrtarizuar largimin e Valverdes përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e falenderon për bashkëpunimin dhe përkushtimin.

“Klubi i shpreh mirënjohjen Ernesto Valverdes për profesionalizmin, përkushtimin, dhe trajtimin e tij gjithnjë pozitiv ndaj të gjithave që përbëjnë familjen Barca. I urojmë fat dhe sukses në të ardhmen”.

Klubi po ashtu bën me dije se marrëveshja e shkëputjes së bashkëpunimit është arritur me marrëveshje mes palëve.

Klubi në të njëjtën kohë ka përzgjedhur dhe trajnerin e ri, i cili do të jetë Quique Setién, tekniku aktual i Real Betis.

Ai dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje deri më 30 qershor 2022.

j.l./ dita

January 14, 2020 13:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim