Barcelona, çfarë humbje e hidhur! (VIDEO)

October 2, 2016 22:53

Barcelona, çfarë humbje e hidhur! (VIDEO)

Barcelona e Luis Enriques ka humbur një mundësi të artë që të marrë kreun e tabelës në La Liga pas dështimit të Real Madridit, që barazoi 1:1 me Eibarin në ‘Santiago Bernabeu’.

Këtë dështim të rivalit të përjetshëm nuk e shfrytëzuan katalunasit që pësuan mbrëmjen e kësaj të diele një humbje të hidhur 4:3 nga Celta Vigo.

Ekipi i Enriques e nisi keq ndeshjen duke pranuar tre gola që në pjesën e parë. Fillimisht shënoi Pione Sisto për 1:0 në minutën e 22’të të ndeshjes, ndërkohë dyfishoi epërsinë Iago Aspas në minutën e 31’të, më pas për 3:0 shënoi autogol Jeremy Mathieu.

Pjesa e dytë u bë edhe më dinamike kur fillimisht Gerard Pique shënoi për 3:1 në minutën e 58’të, derisa Nyemar shënoi për 3:2 në minutën e 64’tër, për të ngushtuar epërsinë në 3:2.

kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, pas një gafe të pafalshme të portierit, Pablo Hernandez në minutën e 77’të shënoi për 4:2, para se Pique të shënojë për 4:3.

Barca kishte edhe disa minuta kohë për të shënuar golin e barazimit, por nuk e arritën këtë. Vonesat e lojtarëve të Celta Vigos ishin të pashmangshme.

October 2, 2016 22:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*