Barcelona në alarm, dy muaj pa Leo Mesin

November 12, 2013 10:46

Barcelona në alarm, dy muaj pa Leo Mesin

Dëmtimi i radhës për Lionel Mesin është një kambanë e fortë alarmi për Barcelonën, sepse brenda pak muajsh argjentinasi detyrohet të braktisë për të katërtën herë fushën për shkak të problemeve muskulore. Pas analizave të bëra nga mjekët e klubit, ka rezultuar se ai do të qëndrojë rreth dy muaj jashtë loje. Një lajm i keq për skuadrën, që gjithsesi e ka gjetur ritmin edhe pa lojtarin e saj kryesor. Fazën e parë të rikuperimit Mesi do ta zhvillojë në Barcelonë dhe më pas do të transferohet në Argjentinë për t’u rehabilituar plotësisht.

Edhe pse trajneri Gerardo Martino nuk e përshkruan situatën si alarmante, në Katalonjë i tremben seriozisht hipotezës së dëmtimet e njëpasnjëshme të 26-vjeçarit mund të shkatërrojnë karrierën e tij. Gjithsesi, frika më e madhe e teknikut është se ndoshta këto ndalesa mund të ndikojnë më shumë në anën psikologjike të lojtarit. Cesk Fabregas e di shumë mirë se çfarë do të thotë të ndalesh në bokse disa herë gjatë një sezoni dhe në intervistën pas takimit me Real Betis, ai kërkon që sulmuesi të marrë kohën e nevojshme në dispozicion për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë këtij problemi.

Gjatë këtij viti, dëmtimi i parë për argjentinasin erdhi në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Paris SG, ndërsa i dyti në ndeshjen e Superkupës kundër Atletiko Madrid. Ndalesa e tretë u regjistrua në datën 28 shtator kundër Almerias, ndërsa e katërta në minutën e 20-të të ndeshjes së javës së 12-të, kundër Real Betis.

 

November 12, 2013 10:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*