Barcelona ngre flamurin e bardhë në “Camp Nou”

February 2, 2014 11:46

Barcelona ngre flamurin  e bardhë në “Camp Nou”

Barcelona është mundur dje në “Camp Nou” dhe këtë herë nuk është Real Madrid ai që kryen misionin e pamundur. Mesi e kompani janë dorëzuar 2-3 përballë Valencias së drejtuar nga Huan Antonio Pici, një ish-lojtar i Barçës në vitet 90, i cili e ka rigjallëruar plotësisht skuadrën e pushtuar nga kriza ekonomike dhe ajo e rezultateve. Humbja pritet të sjellë atë që nuk është parë prej 59 javësh në kampionatin spanjoll: Një skuadër tjetër në krye të renditjes! Për 38 javë nën drejtimin e Tito Vilanovës dhe 21 javë me Gerardo Martinon, Barcelona ka qenë sipër të tjerave. Barcelona mund të fajësojë vetëm veten që nuk ishte në gjendje të shfrytëzonte më së miri epërsinë e hershme. Që në minutën e gjashtë Sançez shënoi golin e parë për vendasit dhe fitorja u duk ndoshta formalitet. Barça kontrolloi topin duke e “vdekur” ritmin e lojës, por një pasim i gabuar dy minuta para pushimit rezultoi fatal për rezultatin përfundimtar. Pas topit të humbur në mesfushë, Valencia barazon. Vetëm tri minuta pas pushimit, miqtë shënojnë golin e epërsisë. Leo Mesi përgjigjet nga pika e penalltisë, duke shënuar golin e parë personal që nga 28 shtatori i vitit të kaluar. Ka kohë të mjaftueshme për të fituar, por këtë gjë e bën Valencia, e cila shënon golin e tretë. Barcelona, me dhjetë lojtarë pas daljes së Albës me të kuq, lufton, por portieri i Valencias mbron mrekullisht avantazhin nga një aksion personal i Mesit dhe në fund “Camp Nou” detyrohet të pranojë humbjen.

 

 

February 2, 2014 11:46
Komento

1 Koment

  1. mucua i tanes February 2, 12:56

    turp per barcelonen qe e ka lene ekipin ne dore te nje anonimi si martino .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*