Barcelona ofron 70 milionë euro për De Ligt, por mbrojtësi bën “të vështirin”

May 15, 2019 13:31

Barcelona ofron 70 milionë euro për De Ligt, por mbrojtësi bën “të vështirin”

Pas Frenki De Jong, Barcelona është gati të rrëmbejë një tjetër yll të Ajax Amsterdam.

Matthijs De Ligt prej kohësh mban vendin e parë në listën e blerjeve të klubit “blaugrana”, që ditët e fundit ka intesifikuar tratativat për të mbyllur marrëveshjen.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se të dërguar të Barcelonës udhëtuan fundjavën e shkruar drejt kryeqytetit holandez, por gjithsesi nuk arritën të merrnin një “PO” përfundimtare nga ana e lojtarit.

Kampionët spanjollë janë gati të paguajnë 70 milionë euro për kartonin e kapitenit 19-vjeçar të Ajax.

Duke qëndruar në atë që raporton “El Mundo Deportivo”, De Ligt kërkon të përfitojë sa më shumë në mënyrë që të sigurojë kushtet më të mira të mundshme në kontratë.

Barcelona mbetet në pritje, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia që klubi katalanas të tërhiqet nga kjo ofertë.

Edhe Juventus kërkon shërbimet e holandezit dhe ashtu si Barcelona është e gatshme të paguajë 70 milionë euro për kartonin e tij.

j.l./dita

May 15, 2019 13:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*