“Baroni i drogës” del para gjykatës, policia shqiptare në Stamboll për Met Kananin

April 2, 2018 14:48

“Baroni i drogës” del para gjykatës, policia shqiptare në Stamboll për Met Kananin

 

Një ekip special i policisë shqiptare raportohet se ka mbërritur në Stamboll për të marrë informacione të detajuara mbi ‘baronin e drogës’, Met Kanani.

Sipas “HaberTurk” ekipi i policisë shqiptare ka mbërritur në metropolin turk ditën e premte, ndërsa paraditen e së hënës Kanani së bashku me 10 të dyshuarit e bandës së tij u paraqitën para një gjykate në Stamboll. Më herët ata kishin kaluar kontrollin mjekësor.

Me 20 Mars, Met Kanani ishte kapur së bashku me 10 persona të tjerë në Mugla, teksa nga maja e një kodre po shikonte mbërritjen në portin turk të një anijeje me 1.1 ton kanabis.

Policia e Stambollit, pas një hetimi 6-mujor, nisi aksionin për arrestimin e trafikantëve duke vënë në pranga 11 persona, 4 prej të cilëve shqiptarë. Droga e sekuestruar kapte vlerën e mbi 5 milionë eurove.

Kanani raportohet se i kishte ikur policisë greke, e cila kishte kapur disa prej pjesëtarëve të bandës së tij pas një operacioni në det me ndihmën e helikopterëve, vitin e kaluar. Trafikantëve iu gjet 1.3 tonë drogë në gomonen e kapur në det pasi kishte përfunduar karburanti.

l.h/ dita

April 2, 2018 14:48
Komento

1 Koment

  1. "Baroni Droges " Bosi Ashashit" Presidenti Rropsive" Fondacioni pederave" etj etj April 2, 14:54

    kto jane termat e huazuara nga nji Bote ,
    qe per gazetaret shqiptare eshte mijra vjet larg ,
    e qe i imitojne vend e pavend ,
    si majmune kopeshti zoologjike .

    gazetari kazani

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim