“Baruti” dhe “Bushi” dy grupet kriminale shqiptare që furnizuan me drogë Europën (Emrat)

September 10, 2018 14:27

“Baruti” dhe “Bushi” dy grupet kriminale shqiptare që furnizuan me drogë Europën (Emrat)

 

Operacioni “Alba Bianca” i policisë italiane të Trentos në bashkëpunim me policinë gjermane ka çuar sot në shkatërrimin e dy grupeve kriminale shqiptare me veprim në Itali, Gjermani, Hollandë e Belgjikë.

Në pranga janë vënë 20 anëtarët e dy grupeve “Baruti” e “Bushi” të cilët akuzohen për trafikimin e mbi 120 kg drogë të tipit kokainë, heroinë e marijuanë me vlerë prej më shumë se 20 milionë euro. Mes të arrestuarve dhe dy femra, raporton Ora News.

Grupi Baruti i përbëhej nga 13 anëtarë

– Florjan Musaj

– Eduart Gona

– Artur Muca

– Eljon Baruti

– Keti Shani

– Klevin Kodra

– Artan Sokola

– Shafique Mohammad Amar

– Rajmond Prenga

– Ben Jale AZiza Omar

– Erion Alla

-Halil Alla

Grupi Bushi përbëhej nga 7 anëtarë

– Vaskë Xherahu

– Hamit Bushi

– Arben Lleshi

– Odeon Proko

– Blerina Cela

– Manfred Hophensberger

– Qerim Lumi

Hetimet

Operacioni Alba Bianca ka nisur hetimet në vitin 2016 pas sekuestrimit të 91 kg kokainë në kufirin Itali -Austri.

Hetimet janë kryer në bashkëpunim mes policisë italiane, gjermane, maqedonase e shqiptare.

Në dy vite hetime, investigatorët italianë kanë zbardhur se këto grupe kriminale trafikonin marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë e më pas në Gjermani, kurse kokaina trafikohej nga Belgjika në Gjermani e më pas në veri të Italisë, e heroina trafikohej nga Hollanda drejt Italisë.

Droga trafikohej në Itali përmes automjeteve me funde të dyfishta.

Grupet Baruti e Bushi ishin blerësit e parë të kokainës dhe heroinës në Gjermani e Holandë dhe e tregtonin më pas në Itali e në Europë.

Në Itali grupet Baruti e Bushi ishin në biznes me elementë kriminelë kalabrezë që prej vitesh vepronin në rajonin e Trentos.

Sekuestrimi

Gjithsej këtyre dy grupeve kriminal u janë sekuestruar

94 kg e 950 gramë kokainë

2.1 kg heroinë

21.3 kg marijuanë

100 mijë euro cash

5 makina

3 motorra

a.s/dita

September 10, 2018 14:27
Komento

2 Komente

  1. Ornella September 10, 20:31

    M falni si mundeni t veni foton te edmond kalaci, kur nuk ka fare lidhje me grupet qe keni pershkruar ktu, keni ven foton e mi personi qe nuk ka fare lidhje me ket artikull, tju vi turp!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*