Basha: 1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më

February 10, 2018 10:42

Basha: 1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se në muajin Janar janë mbyllur  1747 biznese.

Sipas Bashës, këto biznese janë mbyllur sepse nuk mund të paguajnë dot taksat e larta. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, kryeopozitari thotë se 1747 bizneset e mbyllura janë dëshmia kritike për krizën e rëndë.

Statusi i plotë:

1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare, është vetëm për Janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë.

1747 biznese që nuk munden më.

Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës.

1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike për krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik.

o.j/dita

February 10, 2018 10:42
Komento

1 Koment

  1. kokuturaku ,pushti ,rropsia nderkombetare qe shitet per politikan February 10, 10:59

    Shpresojme qe edhe Biznesi , i bandes se Tradhetise Shqiperise ,
    i putanave te kombit ,
    se shpejti te mbyllet Brenda dhomave te erreta ,per mos te pare me drite mbi token Shqiptare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim