Basha apel mazhorancës:Hapini rrugë komisionit të kërkuar nga opozita

February 5, 2014 14:45

Basha apel mazhorancës:Hapini rrugë komisionit të kërkuar nga opozita

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë apel mazhorancës të pranojë kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit parlamentar për emërimet dhe shkarkimet në policinë e shtetit.

Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, Basha kërkoi nga qeveria të reflektojë në lidhje me apelin e ndërkombëtarëve për të bashkëpunuar me opozitën.

“Dyshja Rama-Meta me një akt të paprecedentë dhe me një karshëllik ndaj Kushtetutës  refuzuan kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit parlamentar për emërimet dhe shkarkimet në kupolën e policisë së shtetit. Ky është dhunim i Kushtetutës  dhe një ujdi mafioze për të fshehur emërimet kriminale. Është një përpekjet e mjerë dhe provokuese për të penguar opozitën në misionin e saj për të mbrojtur shtetin ligjor dhe demokracinë, për të kërkuar transparencën dhe llogaridhënien. Rama e Meta duhet ta dinë që nuk shkohet në Evropë duke u konfliktuar me opozitën, por shkohet bashkë me të. SHBA e këshilloi qeverinë të heqë dorë nga politika e deritanishme konfliktuale me opozitën. Shumica rrëzoi komisionin hetimor për emërimet në Policinë e Shtetit, është e dyta kërkesë që na refuzon. Shumica t’i hapë rrugë komisionit të kërkuar nga opozita dhe të marrë pjesë edhe vetë në të. Së bashku të hetojmë e kërkojmë thellim të ligjshmërisë në Policinë e Shtetit si kusht për kthimin e normalitetit” tha Basha.

Me tej Basha paralajmëroi se seanca plenare e së enjtes do të kthehet në një arenë të madhe të ndeshjes së ligjit me anti-ligjin.

“Krimi ka qenë dhe mbetet armiku i rendit i lirive e të drejtave të njeriut dhe i jetës së qytetarëve. Krimi i ngritur në sistem, siç është blerja e votës është  atentati më i madh ndaj demokracisë.  Mbrojtja e demokracisë është misioni ynë, ndaj kërkojmë kthimin e ligjshmërisë në Policinë e Shtetit. Opozita do të vijojë luftën e saj duke nisur me seancë nesërme parlamentare të cilën do ta kthejmë në një arenë të madhe të ndeshjes së ligjit me antiligjin” u shpreh Basha.

February 5, 2014 14:45
Komento

1 Koment

  1. shqiptari February 5, 16:04

    si ka mundesi kaq antishqiptare ky more po ne pushtete me vota te vjedhura do te sjelli serbi me grekune jep ore pere te mirene e shqiperis konsensuse se nese do vishe ndonjehere mne pushtete votate vjedhura do te sjellin jo populli fisnik demokrate shqiptare se ai eshte i zgjuare si ka dahste dhe si do injorantete si puna jote me ate qe ishte para teje dhe qe do te zvendesoi se keshtu eshte ndertuare kjo toke shqiptare nje krah injoranteshe nje krahe fisnikesh dhe shqiptareshe europiane qe ti si do po po i lene me injorancene tende te vuajne cjane keto qe flete ure ti kane lene hapure rrugete ndimoje qe te ecine perpara reformate dhe shqiperia drejte europes dhe jo atije ku te japine urdhra ty te skatroshe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*