Basha: Balla doli garant i bandës nga Elbasani për miliona eurot në port

June 25, 2018 12:34

Basha: Balla doli garant i bandës nga Elbasani për miliona eurot në port

 

Kreu i Partisë Demokratike ka akuzuar kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, se është garanti i hyrjes në Shqipëri të rreth 3.4 milionë eurove të fshehura në dy makina dhe të zbuluar nga policia kufitare në Portin e Durrësit.

Basha tha se këto para do të shkojnë për ndërtimin e kullave të Erion Veliajt, nën diktatin sipas tij të kryeministrit Edi Rama.

“Taulant Balla ka bërë një marrëveshje për të garantuar hyrjen e parave në Shqipëri. Është dekonspiruar klani i Ballës dhe i strukturave brenda Policisë së Shtetit, brenda Parlamentit shqiptar, në lidhje me bandën e Elbasanit për të futur miliona euro në Shqipëri”, u shpreh Balla në një dalje për mediat në selinë e PD-së.

“Kemi një ish-ministër të Brendshëm kokë e trafikut të drogës, kemi një tjetër ministër të Brendshëm që përpiqet të justifikojë vëllain e tij trafikant, kemi edhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, i cili përpiqet të pastrojë paratë e krimit dhe drogës. E kanë lënë kanabisin e heroinën dhe po merren me pastrimin e parave. Marrëveshja është garantuar nga Taulant Balla. Ky ka qenë garant, këtë e konfirmojnë faktet dhe provat siç kemi thënë gjithnjë ne për shumë çështje”, tha Basha duke theksuar më tej se çështja më e rëndësishme është se ku do të shkojnë këto para.

“Çfarë e lidh Xhafën, Tahirin, Ballën, Erion Veliaj në këtë çështje? Pastrimi i parave, trafiku i drogës, ndërtimi i kullave, ose kullat të ndërtohen për të pastruar paratë e drogës. Prandaj BE nuk i hap negociatat, se ne duhet të jemi shteti së drejtës dhe jo shteti i trafikut të drogës. Ky është tregues i qartë. Kanë kaluar nga kanabisi i Tahirit, te kokaina e Xhafajt me shokë, tek pastrimi i parave të pista i sekretarit të përgjithshëm të PS-së, këto para do të shkojnë te kullat e Erion Veliajt”, akuzoi kreu i PD-së.

a.s/dita

June 25, 2018 12:34
Komento

6 Komente

  1. Kardhiqi June 25, 13:29

    Kto aktrimet e shemtuara jane dorre e Saliut pa luli nuk eshte kaq i zgjuar ore jo.

    Reply to this comment
  2. Samiu June 25, 13:29

    Se me cilen force dhe sa eshte i lidhur eshte ky Edi Lika mund ta kuptojme fare mire nga postimi i i fundit i 23 majit 2018 ne profilin e tij te FB:

    Edi Lika
    23 Maj ·

    Edi Lika: Eh mor Partizan KURVA…..Arritet ma ne fund familia Rama…qe te cenoni edhe sportin….çdo shtet ne bote ka mafie…por ne Shqipni.mafia ka shtet…hajt se zoti vonon..por nuk harron….

    Kete mund ta gjeni lehtesisht ne linkun

    https://www.facebook.com/edi.lika.77

    Ia thoni kete Salianjit i cili , si gjithmone, nxitoi te thote si tek rasti i kontenierit me banae se ky eshte i lidhur me socialistet..:P

    Reply to this comment
  3. Zeqo June 25, 13:30

    Bem baba te te ngjaj i thon ksaj. Kto teatro i bente Sala tani po i ben luli. E njejta PD deri ne gryke me m….

    Reply to this comment
  4. iz June 25, 13:31

    Kto aktrimet e shemtuara jane dorre e Saliut pa luli nuk eshte kaq i zgjuar ore jo.

    Reply to this comment
  5. Fidel Kastro June 25, 13:57

    O Zeqo pilafi mua nuk me duket teater , po mister i madh kjo pune!! Jane gjithe ato euro , kush i nisi e kush i priste. Propuroria te beje punen, e ka per detyre. Fjalet Saliu, Basha apo Balla skane vlere.

    Reply to this comment
  6. Adih June 25, 17:55

    Eshte bere me plan ,kjo shume parash Ne prag te pritjes se inkuadrimit ne BE . Nga cunat e dulles ,per te mos u inkuadruar shqiperia ne BE: Kane te drejte i tremben llogarise se pislleqeve nga BE:……Plakut te shkrete i ka rene bastuni komplet ne mut ,sdi nga ta kapi plaku i shkrete .Mjere populli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*