Basha bën Nostradamusin: Në maj priten shpërthime skandalesh të mëdha

April 30, 2018 15:55

Basha bën Nostradamusin: Në maj priten shpërthime skandalesh të mëdha

 

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar të selisë blu se në maj priten shpërthime skandalesh të mëdha.

Kreu demokrat ka thënë se gjëma e katër viteve të qeverisjes Rama nuk mund të shkojë më tej pa shpërthyer dhe të gjitha të dhënat, sipas tij, janë se kjo do të ndodhë brenda pak javëve.

Çështja “Tahiri” ndërkohë do të vazhdojë të jetë një çështje kryesore në artikulimin politik të opozitës.

Sipas demokratëve me ish-ministrin e Brendshëm në Parlament dhe katër kuksianët në burg nuk do të ketë seancë plenare normale të enjten.

Grupi i PD do të vazhdojë bojkotin e komisioneve parlamentare, me përjashtim të komisioneve të posaçme si hetimori i drogës dhe ai për reformën zgjedhore.

Ndërkohë punët e partisë nuk do pezullohen.

Pas miratimit nga Kuvendi Kombëtar i ndryshimeve statutore Partia Demokratike nis procesin e zgjedhjeve në bazë.

Krerët e Seksioneve dhe Grupseksioneve zgjidhen me parimin një anëtar-një vote, ndërsa kryetarët e degëve nga Kuvendet.

Udhëzimi për nisjen e procesit del këtë javë.

a.s/dita

April 30, 2018 15:55
Komento

3 Komente

  1. Xxx April 30, 16:09

    Te fillojne skandalet me vjedhjen e 230 miljon eurove ne rrugen e kombit.

    Reply to this comment
  2. A April 30, 18:17

    Shume shpejt do te ndodhin skandale sepse skandaloz eshte vete EDI RAMA.

    Reply to this comment
  3. am April 30, 19:35

    I ka bere gati Luli me saliun. Cdo muaj kacafyten me lajme qe i prodhojne vete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*