Basha: Dënimi i Berishës pa asnjë bazë ligjore

April 25, 2016 12:57

Basha: Dënimi i Berishës pa asnjë bazë ligjore

Kryetari i PD, duke komentuar ngjarjet e fundit kriminale në vend, ka deklaruar se, banditët sot po diktojnë vendimet politike për të grabitur pasuritë e shqiptarëve.

Ai e ka akuzuar shefin e ekzekutivit se, ka dënuar pa asnjë bazë ligjore ish-kryeministrin Berisha, ndërsa nga ana tjetër i ka dalë në mbrojtje Shullazit.

 

“Ky kryeministër, me zë të dridhur u mundua të bëjë avokatin e Shullazit dhe bandës së tij. Frytet e para të kësaj avokatie janë frikësimi i disa dëshmitarëve”, ka thënë Basha.

 

Ai ka paralajmëruar se, “PD do bëjë gjithçka, në rrugë institucionale, që kjo pikë kthese e shënuar nga prokurorët të shndërrohet në aktin e parë të reformës në drejtësi”.

 

“Të nxjerrë hapur përse në dy vjet e gjysmë Rama e vonoi këtë reformë dhe pse po e zvarrit. Rama është vënë përpara çdo qytetari të ndershëm, demokrat dhe socialist, dhe përpara partnerëve tanë, shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar Basha

April 25, 2016 12:57
Komento

1 Koment

  1. Hajduti bertet kapeni hajdutin April 25, 15:43

    O turpi i Shqiperise, nuk ben sense asgje qe thua. Thirri
    ndergjegjes, beju vetvetja. Nqs keni fakte cojini ne prokurori, na vjen per te vjelle me keto deklarata, nga ata qe shkaterruan Shqiperine, qe e cuan ne kete derexhe qe nuk ka zot qe mund ta rregulloje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim