Basha dhe Alibeaj ndryshojnë mendim për njëri-tjetrin

April 17, 2015 17:23

Basha dhe Alibeaj ndryshojnë mendim për njëri-tjetrin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi kandidatin e PD-së për kryetar Bashkie në Fier, Enkelejd Alibeajn.

Gjata prezantimit të kandidatit të PD-së, Basha tha se “Alibeaj është oferta jonë për të shpëtuar Fierin”. Përballë tij kandidati i PD-së do të ketë deputetin socialist Armando Subashin.

Alibeaj deklaroi fillimisht se do të largohej nga politika aktive në radhët e PD-së, e cila ishte një qejfmbetje ndaj kreut aktual të kësaj force politike e cila e caktoi si drejtues të fushatës  jashtë Fierit.

Alibeaj ka pasur një serë pakënaqësish që nga moskandidimi për deputet në 2013. Ai u bë pjesë e garës për Sekretar të Përgjithshëm të PD-së duke kandiduar përballë Arben Ristanit e Eduard Selamit.

April 17, 2015 17:23
Komento

8 Komente

  1. Elma April 17, 18:14

    hajde hajdeeeeeeeee.. hahahaha nje tjeter kale te ngordhur kurban e beri basha

    Reply to this comment
    • yllka April 17, 18:16

      Nje minister qe nuk beri asnje pune, asnje ligj.. nje njeri GROPE nga cdo ane.. Nje njeri krejt pa vizion.. pffffffffffff

      Reply to this comment
  2. Shoku Mali April 17, 18:15

    Alibeaj u vendos ne Fier qe njihet si bastion i se majtes me qellim qe te behet ” koke turku”. Basha nuk kerkon te beje kurban asnje nga baza e tanishme e PD-se, ndaj ne rastin konkret Enkelejdi po perdoret.

    Reply to this comment
    • GJYSHI April 17, 18:23

      Basha perdori Enkelejd Alibeajn me qellim qe ta largoje njehere e mire nga PD-ja. Humbja per Alibeajn eshte e sigurt kjo do sjelle edhe distancimin njehere e mire te tij nga PD.

      Reply to this comment
  3. geri April 17, 18:17

    njeri ish minister mbrojtjeje tjetri ish minister i drejtesise , njeri vret qytetaret e tij ne bulevard, tjetri harroi ca do te thoshte fjala drejtesi, i djeguri djeg te djeguri, turpi i kesaj opozite

    Reply to this comment
  4. ke te marr e ke te le, tha April 17, 18:17

    po u hipi dashuri e madhe mes njeri-tjetrit, ca te beje basha, ke te marre e ke te lere, do t’i sakrifikoje ca edhe ky, gjithsesi te deshtuar jane te gjithe, shqiptaret i njohin mire te njejtit surreter si gjithmone qe s’kane me c’te japin kur s’kane dhene asgje deri me sot.

    Reply to this comment
  5. caci April 18, 07:33

    Me disa kandidatura te deklaruaraa,P.D.-ja kerkon te eleminoj te pa kenaqurit, qe dolen jasht radheve drejtuese te saj gjat votimeve per mashtruesit e rij, mbas doreheqjes te Kllounit Berisha. Keshtu i erdhi radha ish ministrit te drejtesise ne qeverine e renimit Berisha. Luli, mbasi e kuptoi qe do ta hante Sala nuk kandidoj, por mos haroj se me humbjen qe do bej ne keto zgjedhje lokale, Sala do ta dergoj ne atdheun e dyte ne Hollande. Do ti bej nder Alibeut qe ta mari me vete, ketij ”talenti orator ” te demokrateve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim