Basha dhe Lu, njëkohësisht në… SHBA

March 17, 2016 23:18

Basha dhe Lu, njëkohësisht në… SHBA

Menjëherë pas lajmit për arritjen e një marrëveshjeje lobimi të Partisë Demokratike me kompaninë e njohur amerikane “Podesta Group”, kreu i PD-së Lulzim Basha, i shoqëruar nga një ekip prej katër deputetësh (Mediu, Strazimiri, Tabaku e Selami) dhe këshilltarit të ri të tij, Mal Berisha, u nis drejt Uashingtonit.

Krahas takimeve me zyrtarë amerikanë, Basha ka shkuar në SHBA mesa duket edhe për të mbyllur kontratën e nënshkruar para disa ditëve me Podestan. Gjasat janë që takimet aktuale të jenë “paradhënie” e firmës lobiste për marrëveshjen e re, të firmosur më 8 mars.

Kostoja pritet të publikohet më vonë, por kujtojmë se qeveria e PD e punësoi Podestan në vitet 2011-2013, me një tarifë prej 60 mijë dollarësh në muaj që u paguan me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Kjo, sepse zyrtarisht, Podesta do lobonte “për përmirësimin e marrëdhënieve politike mes qeverive të të dy vendeve”.

Në një rastësi (të habitshme ose jo), drejt SHBA-së ka udhëtuar së fundi edhe ambasadori amerikan në Tiranë, z.Donald Lu.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar edhe nga ambasada jonë në SHBA, është organizuar një ceremoni të organizuar nga ambasadorja Floreta Luli Faber, me rastin e 25 vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Nuk munguan edhe ambasadorët amerikanë të kësaj periudhe 25 vjeçare në Tiranë, si Uilliam Rajerson, Mariza Lino, Marsi Ris, Xhon Uidhers e Aleksandër Arvizu.

Basha event invite 2016-3-18 (1)

Shoqata e sipërmarrësve dhe profesionistëve shqiptarë, APEN, takim me Bashën

Ky përkim fatlum axhendash mes Bashës dhe z.Lu, ku i pari ka nisur një turne publicitar dhe lobues me ndihmën e Podestas, dhe i dyti ka marrë pjesë në një ceremoni të shkurtër, mund të jetë edhe rastësi. Por në diplomaci rastësitë janë shumë të rralla. Është bërë e njohur për lexuesit e DITA-s letra e shqiptaro-amerikanit Gary Kokalari drejtuar ambasadorit Lu, ku i vë në dukje lidhjet e tij me Tony Podestan përmes ish ambasadorit Uisner; duke ngritur pikëpyetjen nëse ardhja e tij në Tiranë është fryt i lobimit të Berishës.

Ndërkaq Bashës, shoqata e sipërmarrësve dhe profesionistëve shqiptarë, APEN, i bën edhe nderin e organizimit të një eventi për 25 vjetorin e marrëdhënieve dypalëshe që do mbahet sot, a thua se është kryetar shteti apo kryeministër.

Në këtë frymë, nuk mund të mos vërejmë një tjetër “rastësi”. Në SHBA, Lulzim Basha ka takuar ndër të tjerë, edhe dy kongresmenë, Gregory Meeks, anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme dhe Gus Billiraki, anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare.

Çfarë na kujtojmë këta emra të fundit? I pari është një lobues profesionist për grupet e interesit që kanë mundësi të paguajnë, dhe i dyti, ligjvënës me origjinë greke, janë angazhuar jo shumë kohë më parë në favor të lobimit për Shoqatën e “Himariotëve të Amerikës”.

Billirakis dhe Meeks janë qenë edhe në Tiranë në tetor 2014, për t’u ankuar pranë autoriteteve të larta shtetërore rreth ndarjes së re administrative të Himarës. A i ka premtuar gjë “dyshes himariote” të Kongresit amerikan, Lulzim Basha, edhe në frymën e aleancës së re të PD-së me Vangjel Dulen?

DITA

March 17, 2016 23:18
Komento

7 Komente

  1. AMBASADE INAVAZION OF ALBANIA March 17, 23:46

    Era e dyshimte e disa ambasadoreve amerikane (Rajerson-Arvizu-Lu) ka kohe qe esht vene re qe nga koha e fekondimit te salibishes ne 1991 nga udb-cia ,ne mbrojtjen heroike te Arviziut ne krimin fashist te 21 janarit e deri te Luja I Lulit qe sipas Gery Kokalarit eshte per tu meshiruar

    Pra le ta themi me ULURIMA…..qe ky lloj reforme drejtesie dhe baleti ne akull qe po luhet deri tni me ca PS-ISTA eshte poshtrimi me I madh qe I behet popullit shqiptar qe nga 1912 eshte me keq se cdo lloj pushtimi.

    ***

    Sot elezbiberoamerikanet dhe wisner-amerikanet e makartizmit jane bere shume agersive nembrojtje te salibishes tyre ..PSE NDODH PIKERISHT NE DITET E SOTME?

    Dihet qe ne 1991-1992 Salibisha u kthye nga nje “PAL MELYSHI” I ramizit te enverit ne nje PIT BULL TE elezbiberit per te shkaterruar komunizmin e vdekur u kthye ne kanibalizem politk dhe genocid antikomunist me I zi se ne kohen e fashizmit.

    Por nqs se shohim nje fryme shume Pajtuese te DEMOKRATEVE TE OBAMES ne lidhje me kuben “komuniste” nga krahu tjeter shohim shume republikane te linjes ashper dhe ketij fare elezbiberaj e po mbrojne me cdo cmim “DEMONIN GJASME ANTIKOMUNIST salibishen e makartistit pro serb rajerson…kur ky I fundit erdhi nga komanda e BEOGRADIT NE VITE 90’

    Logjika elementare thote:
    Pse I pari amerikes ZOTI OBAMA po arrin te vizitoje Kuben keto dite kur dihet qe vellezerit Kastro I drejtuan rraketat e tmerreshme berthamore te vellezerit KENNEDY per te rrafshuar washingtonit.

    Pse duhet te vazhdoje akoma kanibalizmi me ENVER HOXHEN qe ne vitet 60 pezuri flloten sovjetike dhe doli si CUB nga traktatai varshaves…

    PRA A KA VEND PER FALJE NGA ADMINSTRATA AMERIKANE per gafat e tyre ne lidhje me berishen ??

    lufta me mullinjte e eres gjasme me komunzmin I dola boja ..dhe paska qene loja e rajersoneve,elezbibereve e deri te arvizute dhe lute

    Ka ardhur koha te pyesim

    A eshte me gjithemend politika amerikane kjo e perkedheljes se SUPER KRIMINELIT BERISHE per cerek shekulli..apo mos po e ben TRIBUJA (fis tribu) ELEZ BIBERAJ ME MAKARTISTIN WISNER me koken e tyre

    SEPSE VETEM CFARE THOTE IZET HAXHIA NGA TURQIA ,KONGRESI AMERIKAN DUHET TE FORMONTE NJE KOMISJON PER CESHTJEN

    ……………….SALIGATE……
    per krime,kanibalizem,genocide,tradheti dhe vjedhje miljardash ne bashkpunim me mafjen me kollare qe do rezultonte fatale per disa kokrra atje si ne

    WATERGATE APO IRANGATE…

    sepse behet fjale per mbi 20 biljon dollare te armatimit shqiptar qe kane kaluar ne dore te SHKELZENEVE ,QENEVE DHE DEVIROLEVE..miljardat e rruges kombit apo OFF SHORET E naftes.( mund te happen letrat e floririt Londres qe “menaxhoi” ilegalisht Rajersoni me Berishin ne 93 ‘)

    PIKERISHT KY ESHTE MISJONI I VENCIAS,…te mbulohen miljardat te dhena nga berisha te lobet “ kopetente” podesta & wisner..dhe pot e happen letrat SAKTE si thote komiku LU atehere nje CUNAM do ndodhe ne brigjet e atllatikut nga termeti adriatikut.

    VENECIA NDYRESIA E RRADHES OSE ME SAKTE LHL RADHES.

    KUR ISHTE KRIZA E LHL NE 15 NENDOR 2015..CUDITERISHT FORCA “TE PANJOHURA’ rrethuan kryministrine te udhehequra nga lul basha..qe I shkeli vijen e kuqe arvizuse

    sovraniteti i shqiperise ra ne shkurt 1992 kur Rajersoni mori pjese ne fushate elektorale krahas MONTRES BERISHE..dhe vazhdon dhe sot.
    KETO PERRALLAT E” VENE CIA S ” JANE NJE SKENAR IDEAL PER TA FUNDOSUR ATE VEND PERGJITHMONE
    Nqs ka kundravajtes me te madh sot ne shqiperi ..ai eshte GOVERNORI LUL. dhe ROMANA VLAHUTIN
    Nuk ka ne historine boterore njre rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane.as koloni,as protektorat,,as puppet state,,,as stateless..as vend I pushtuar….por dicka si BLACK HOLE..
    Ne saj te kesaj lidhje Shqiperia mund te quhet si VRIMA E ZEZE E RITA PETROS ku nuk ka ngel diplomat,ambasdor,zyrtar,kongresmen,titullar sherbimesh,analiste nga cdo vendi botes qe nuk kane provuar shijen e saj.

    Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
    CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
    1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.

    2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj

    3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin

    4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.

    5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar

    6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”

    7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.

    8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha

    9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes

    10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.

    11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa

    12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI

    13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje

    14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor

    15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
    Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.

    KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES
    FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
    Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.

    Me sakte:
    Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.
    E thene ndryshe
    Komiku Donald Lu ( dhe ato qe e kane emruar ate) duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar dhe te fillojne
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’REFORMEN E DEBERISHIZIMIT….
    ne te kundert ENVER HOXHA NUK KA NEVOJE PER TI RINGRTUR LAPIDARIN
    ATE JA KANE BERE AQ TE MADH SA PER 25 VJET QE NGA RAJERSONI DERI TE DONALD LUJA..QE AKOMA MBAJNE NE KEMBE PERVERSIN ME TE MADH QE KA NXJERRE NJERZIMI…GHOST OF VIQIDOL

    Reply to this comment
  2. BILLI RAKI March 18, 02:20

    Autopsia e Arvizuse qe e pritem si gjeneral..dhe iku si ushtar xhenjo..i perdhosur nga berisha..

    Dhjetor 2006
    Banorët mbajnë mend ish-ambasadoren amerikane Marcie Ries, që vinte për darkë në apartamentin e çiftit Basha, sidomos në fund të vitit 2006, kur ai në cilësinë e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, firmosi kontratën për ndërtimin pa projekt dhe faturë të segmentit Rrëshen-Kalimash të rrugës Durrës-Kukës, marrë përsipër nga konsorciumi armerikano-turk “Bechtel-Enka”.

    26 Janar, 2012
    Ambasadori Arvizu, ka takuar për më shumë se 40 minuta kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha. Pas takimit Arvizu ka thënë se është diskutuar në lidhje me një vizitë të Lulzim Bashës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    6 Maj, 2012
    Amb. Arvizu pati një darkë të gjatë disa oreshe familjare me Lulzim Bashen. Diplomati amerikan, i shoqëruar nga bashkëshortja zbriti atje rreth orës 19.00.
    21 Shtator, 2011
    Amb. Arvizu në Tiran eekziston një celulë antiamerikane.

    17 Gusht, 2012
    Ambasadori Arvizu ka paralajmëruar per drejtuesin e ri të SHISH, se ai duhet të ketë parasysh në punën e tij trashëgiminë e shkëlqyer të Bahri Shaqirit dhe të harrojë kohën e SHIK-ut të viteve 90-të, duke injoruar emrin e Visho Ajazit

    27 Prill, 2011
    Ambasadori Arvizu, është parë në mbrëmje në një bar në ish Bllokun në Tiranë duke parë ndeshjen Real- Barcelona së bashku me Lulëzim Bashën.

    24 Prill, 2011

    Ambasada amerikane njofton se mbi pretendimet se Basha është mbajtës i një pasaporte të SHBA sqarohet se Ambasada se SHBA nuk i lejohet të komentoj me tej.

    10 Gusht, 2012
    Arvizu ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashen, ndërsa i ka prezantuar zëvendësambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

    7 Shkurt, 2012
    Mendoj se Lulzim Basha eshte si yll në ngjitje në qiellin politik shqiptar..

    8 Shkurt, 2013
    Ambasadori Arvizu: Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen të tronditura nga vendimi i Gjykatës së Tiranës për të liruar tre të akuzuarit e Gardës për vrasjet më 21 janar 2011 kur minister I Brendshem ishte Lulzim Basha (hajde tronditje hajde..mbaje veten o burr I dheut…)

    8 Shkurt, 2011
    Deklarata e Arvizu shkaktoi reagime të forta pasi ai e quajtir korrupsionin një problem shqiptar dhe jo problem të qeverisë shqiptare
    Arvizu takon policët, i përgëzon për profesionalizmin gjatë protestave të PS-së
    Ambasadori amerikan, takim informal me efektivat e policisë së Shtetit

    04 mars 2011 17:13
    Pak minuta para nisjes së një proteste të organizatës rinore të Partisë Socialiste para Ministrisë së Brendshme, Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar disa efektivë të policisë së shtetit para dyerve të kësaj ministrie.

    Takimi ka qenë informal e mjaft miqësor dhe ka ardhur fare rastësisht. Diplomati amerikan ka dalë nga Galeria e Arteve dhe është drejtuar nga efektivët, duke i takuar të gjithë ata që gjendeshin në shërbim në hyrje të Ministrisë së Brendshme.

    Forcat e policisë janë përgëzuar edhe zyrtarisht nga Ambasadori Arvizu për sjelljen në mënyrë profesionale gjatë protestave të shkuara të zhvilluara nga Partia Socialiste, përfshirë këtu edhe demonstratën shume te dhunshme të 21 janarit.

    Kur ne pranvere te 2012-s shkoi e gjthe paria Tiranes ne Washington per te bere “rrjeshtore” te Filip Rekeri vetem Basha u prit dhe dhe u percoll nga Arvizu sikur te ishte lindur ne Ambasade apo bodrume inteligjence..

    Deri me sot kerkush nuk e ka spjeguar se ku e gjeti fuqine Basha ti shkele “vijen e kuqe “ nenpunsit te pallatit te endrrave arvizu ne 15 nendor per problemin e LHL…a mos ishte nje kurth me zgjuarsi per te hedhur Ramen..apo pashaporta amerikane qe ka patur Luli ne Hollande me numra ekstra ishte cudiberese ? Edhe pse ne nje fare menyre Basha poshtroi Arvizune ishte ky I fundi qe I beri vizite bashes te shqup-I me nje pako llokume per ti uruar shtepine e dyte te re dhe per ti kerkuar falje se e kishte “ofenduar ne 15 nendor..ishte po arvizu qe me menget eperveshra diten dhe pantallonat e ulura naten kontribuoi qe Bash ate merrte tiranen edhe pse ishte si n je Xhaferr Deve junior.

    Shqiptaret duhet te qetsohen se cdo gje per kriminelin Lul eshte paravendosur qe ai do behet k/m I ardhshem dhe kete e ka vendosur gjirafa 2-metroshe Edirama ne gafen e tij qe dorzoi me tradheti bashkine e tiranes ne 9 maj 2012 dhe qe beri tradhetine e rradhes ne gjirin e lalzit.

    Por ajo qe I vuri vulen vendimit per Bashen si k/m eshte puthja qe mori “free & live” nga zonja Nuland e cila nuk ka shqisa perceptuese qe te ndjente se ne faqet e Lulit pikonte gjak nga protestuesit te vrare “sipas kornizes ligjore” te xhaferr deves ne 4 shkurt 1944 qe “””1 dite terror eshte 10 vjet qetesi”””.Prandaj Neonazisti Basha hoqi nga harta e tiranes rrugen e deshmorve te 4 shkurtit 1944 dhe vuri emrin e nipit te xhaferr deves dhe me habiteshmja ishte se e miratuan xhandaret e Ilir metes me qe I eshte tekur te festoje 70 vjetorin e clirimit

    Ky kuvend vendosi BASHKFAJTORIN Bashicin , zyrtarisht si vazhdues te veprimtarise kriminale antishqiptare te Berishovicit qe mbahej ne kembe nga rajersonovicet,elezbiberovicet,damirfazllicet dhetani se fundi nga Ediramicet dhe Ilirmeticet.Ne fakt jane keto subjektet e mesiperme qe po I ngrene portretin legjendes Enver Hoxhes dhe jo ata 50 fakira ne gjirokaster qe u sulmuan aq paturpesisht nga hijenat,vampiret,frankeshtein monstrat qe te vetmen pune qe kane bere neshqiperi eshte supa me kockat e vdekura te enverhoxhes qe ja servirin cdo dite 24 ore non stop atij populli pa harruar dhe ato 40 martiret qe ja kishin vene nga prapa Papes miqte e yllit ne ngjitje qe dihet kush jane..

    Reply to this comment
  3. demo March 18, 06:02

    Rushvetet qindra miljoneshe qe paguan PD me parate e taxapaguesve shqiptare,jane gropa e varrit qe i pregatiti berisha popullit shqiptar ne fund te mandatit pas 23 qershorit.Rama nuk beri drejtesi,por e thelloi me keq me koncessionet e Beqes..Bravo Rama,,mban ky popull,..Por diten e drejtesise edhe ti gjij vrime e futu!

    Reply to this comment
  4. spata March 18, 09:35

    Vjen ere lecke e djegur .Se kur do dali flaka ,qe qorrat shqiptare te verbohen,kjo duket qarte .Pd ka trainjer me te kualifikuar se spektri tjeter politike.Duam nuk duam Saliut do ti themi :Na rrof… e te pacim sa malet qe po na shpeton nga ujku i kuq komunist .Ti popull duro dhe pak se tani ka filluar era e dashurise midis Amerikes dhe Shqiperiser .Po u ngritet kunder Saliut ne e anullojme dashurine dhe ju leme si qente qe hane njeri tjetrin .

    Reply to this comment
  5. dash March 18, 09:45

    Bravo “amasade…..” per komentin,respekt.

    Reply to this comment
  6. ilir March 18, 10:06

    Dmth amerikanet jane po ata qe thoshte E.Hoxha,vetem lekuren paskan nderruar!!!!

    Reply to this comment
  7. Loran March 18, 16:34

    Komentusat e mero bazes paskan ardhur e ktu rrac e poshter komunistash

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*