Basha: Do nisim protestat. Këshillohemi e përfitojmë nga Berisha

August 12, 2016 17:23

Basha: Do nisim protestat. Këshillohemi e përfitojmë nga Berisha

 Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron se do të nisin protestat nëse nuk do gjejë konsensus për një qeveri teknike, që do përgatisë zgjedhjet e ardhshme. Kjo është strategjia që do nisë të zbatohet në shtator, 10 muaj para zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Unë kam bërë një ftesë para më pak se një jave për një marrëveshje politike mes gjithë aktorëve politikë, pa përjashtuar e paragjykuar askënd, që ky të jetë një akt politik konsensual. Por e kam bërë po ashtu të qartë që ndërsa ftesa ime qëndron, po kështu jam i bindur që t’i prij me PD dhe gjithë opozitën e bashkuar një lëvizje popullore për ta detyruar këtë mazhorancë në numra por të rënë në legjitimitet që të pranojë qeverinë teknike, si i vetmi shans për zgjedhje të lira e të ndershme. Qeveria teknik është kushti patejkalueshëm. Dy rrugë ka meqë më pyetët, njëra është ajo e bashkëpunimit politik, tjetra është e presionit popullor”, thotë Basha për ABC.

 A e gjen tek Ilir Meta sigurinë për të vënë kushte të tilla?

 Lulzim Basha nuk e pranon, por nuk mungon së vlerësuari rolin e Metës në konsensusin për reformën në drejtësi.

“Ilir Meta me rolin e tij dëshmoi një qëndrim parimor në favor të interesave të vendit dhe për këtë e kam përshëndetur. Do kisha përshëndetur edhe Edi Ramën po të kishte bërë të njëjtën gjë. Përgjegjësia ime është para gjithë qytetarëve para gjithë shqiptarëve …Në këtë kontekst nuk mund të mos çmoja rolin e Metës për arritjen e konsensusit,por nuk mund të hesht apo të mbyll sytë para rolit në vazhdimësi të Metës në mbajtjen  në këmbë të një qeverie të inkriminuare të korruptuar deri në palcë …Këto janë dy gjëra të ndryshme dhe unë siç kam bërë prej fillimit, di t’i veçoj”, shtoi Basha.

Fjalën e fundit thotë se e ka vetë në PD, por për herë të parë pranon se jo vetëm ai, por edhe deputetë të tij këshillohen me Berishën.

Z.Berisha ka një rol si deputet e lider historik i PD me të cilin sigurisht edhe unë si kryetar dhe anëtarët  e tjerë të grupit parlamentar, këshillohemi e përfitojmë nga përvoja e tij. Vendimmarrja në PD i takon me të gjitha atributet e përgjegjësitë kryetarit të saj Lulzim Basha… Nuk jam unë ai që vendos se kë merr në telefon z.Meta apo ku pi kafe z.Lu , por unë jam ai që vendos në PD”, tha Basha.

Po për here të pare kryetari i PD tregon se ka një sistem të ri zgjedhor në mendje, që mbetet për t’u diskutuar, jo mazhoritari i përfolur me prim që do prekte partitë e vogla, por një sistem që do u rikthejë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur deputetët, një e drejtë që prej 2009, e kanë kryetarët e partive politike.

T’ju them se çfarë kam problem, mos përfaqësimin e qytetarëve. Kam problem një parlament që është mbushur me horra kriminelë edhe pse amendamentet e 2008-s duhej të rrisnin cilësinë…Një qeveri ku pas çdo akti fsheh hajdutërinë e radhës…Përtej zgjedhjeve të lira, jam i vendosur për t’i dhënë shqiptarëve një sistem përfaqësues. Se si do ta arrijmë, kjo mbetet jo vetëm pjesë e punës së ekspertëve, por edhe e vullnetit politik”, tha Basha.

August 12, 2016 17:23
Komento

9 Komente

  1. TLN August 12, 17:30

    Ik moj bushter. Nje milione shqiptare i kane dhene voten kesaj qeverie dhe ti dashke te marresh pushtetin ne tavoline. Meqe te fali Berisha bashkine e partine kujton ti se do te sundosh edhe mbi kombin tani. Vrases.

    Reply to this comment
  2. vjola August 12, 17:34

    Lulke eshte ezgjidhur ceshtja.Mos vidhni ti Lulke dhe Ti Salke , epastaj zgjedhjet shkojne per bukuri. Edhe dicka tjeter po nuk vodhi edjathta ska nevoje as per nje polic.

    Reply to this comment
  3. Martin Luter King (albanian version) August 12, 17:46

    dyshja kriminale 2B (Bash-berish) eshte ne nje fare menyre vazhdimi I nje libri te enver hoxhes rreziku anglo-amerikan per shqiperine..

    por kete rradhe jane vete dipllomatet euroatllantike me shebimet e tyre inteligjente

    nuk ka asnje fare vlere..futja e shqiperise ne Nato..gjysem-clirimi I kosoves apo gjysem liberalizmi I vizave si bileta liridalje ushtaresh..

    nje bash-berisha jashte burgu eshte me I keq se cdo pushtim klasik..me I keq se cdo diktature…eshte poshtrim I kombit shqiptar…

    nuk ka enver dhe hitler qe te mbuloje hipokrizine kriminale te miqve tane ne lidhje me superkrimet dyshes 2B

    NDERPRISNI “LIBRIN HORROR ” 25 VJECAR

    RREZIKU SERBERISHAMERIKAN PER SHQIPERINE

    Reply to this comment
  4. MLT August 12, 18:31

    ZOTERINJ MODERATORE

    ESHTE KRIMINALE TE CENSURONI KOMENTE PER KETO KRIMINELE SIDOMOS PER KETE YLLIN NE QITJE TE FAMEKEQIT ARVIZU
    …………….
    1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
    2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
    3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
    4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
    5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
    7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
    8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
    9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
    10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
    12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
    13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
    14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
    15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
    16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
    17…Po merr pjese ne kompllotin anti-Rame qe disa sherbime inteligjente te cuditeshme kane shpikur “cunamin Doshi” per te prure ne fuqi Djallin Lul ose Malltez ne nje kohe shume te afert..

    Reply to this comment
  5. MOS ANDRESTEFANAQIZONI DITEN.. August 12, 19:09

    KRYEKRIMINELI BASHA THOTE ME SIPER::

    Kam problem një parlament që është mbushur me horra kriminelë..

    >>>>>>>>>>>>

    KOMENTI I TRETE PER KETE ARTIKULL

    LUL BASH SERBI KA TE DREJTE..

    OSE DUHET TE ARRESTOJME BEDRI ISLAMIN PER SHPIFJE KUNDEREJT “ATDHETARIT” LUL BASHIBOZUKU DHE TI JAPIM NJE MEDELJA KETIJ SPINI SERB

    OSE DUHET ME I VENE PRANGAT KETIJ MANEKIN KRIMINELI

    Reply to this comment
  6. MH August 12, 19:50

    Ore lulush.
    Nuk te lejon te besh vickla diplomacia perendimore.
    Arritja e qellimit kryesor ishte votimi i miratimit te reformes ne drejtesi.Trimoshi lulush nuk dogji asnji mandate por e votoj duke i porositur te gjithe qe ta votojne ne 100 %.Ne fund te votimi,ngazelleu nga fitorja e votimit 100 %.
    Mos e hiq vrejten e diplomatve perendimor,po vareni e rivareni bukurmire ne vesh.
    Z.Lu e deklaroi cope:E djathta me Lulushin e Salush rrushit nuk e duan reformen.Qeveria e mbeshtet.Kjo ka rendesi ku ndahet shapi nga sheqeri, qe ti nuk do besh protesta se i ke kembet ne nji kepuce.
    Zgjedhjet do behen ne kohen e duhur te rradhes 2017.Me garanci te ndershme sepse nuk te lejojne perendimoret.
    Nuk do fluturojne vota nga nji qender votimi tek tjetra sic doli fitorja e yte per kryebashkiak.Qe e kurorzove me adete mesjetare me therje dashi tue pergjak gjith trollin rreth e perqark bashkine.

    Reply to this comment
  7. Fillori August 12, 20:34

    O Lulush ……a re dakord me Nishanlliun se ai eshte me afer me ish sekretarin e PPSH (Vicidolasin) dhe do ta bejne pucin, ashtu si ja bere Ti Olldashit?

    Reply to this comment
  8. vasili August 12, 20:39

    Si vazhdon dhe guxon media ta ekspozoje kete pervers te piste si kryetar partie,kur qytetari shqiptar i ka perjetuar bemat e tij te pasqyruar dhe nga dokumenta shteteror si minister mega-hajdut,si vrases protestues te pafajshem,hajdut i bashkise se kryeqytetit ne diten me diell dhe drejtimi i menxyrshem dhe katastrofal i saj.
    Ky nuk eshte vecse dylberi i pare,nje bagatell, ne haremin vicidolas te bandes se Saliut.
    Nqse media vazhdon ti jape vemendje te ketij lloji,ahere nuk eshte faji i tij,qe te vazhdoj te lehi percart.

    Reply to this comment
  9. demo August 13, 10:55

    Tepke si Enveri ne Korce.Edhe djemte s`i ngjane kaq shume.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*