Basha: Do të anulojmë ligjin e arsimit të lartë

March 20, 2017 13:34

Basha: Do të anulojmë ligjin e arsimit të lartë

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u premtoi të rinjve nga çadra e protestës se “Republika e re do të anulojë që ditën e parë të qeverisjes së saj ligjin e arsimit të lartë”.

“U them të rinjve, të çfarëdo partie qofshin, se kur të kenë zgjedhur me vota të lira qeverinë e re, do të firmosim në këtë shesh anulimin e ligjit të arsimit të lartë. Arsimi i lartë publik do të jetë me tarifa të përballueshme nga çdo i ri”, tha Basha.

Gjithashtu, Basha premtoi se “do të ketë sa më shumë të rinj në Parlamentin e republikës së re”.

Kreu i PD-së përsëriti edhe thirrjen për kryeministrin Edi Rama: “Zgjedhje fasadë nuk do të ketë. Jep dorëheqjen për qeverinë teknike dhe për zgjedhjet e lira”.



March 20, 2017 13:34
Komento

3 Komente

  1. Lulzim Hoxha March 20, 14:25

    Shko more idjot! Kthe parate e vjedhura, e jep llogari per Detin qe shite, shko kryej denimin per te gjitha krimet edhe vrasjen e 4 te pafajshmve e dil e pellit o shumtaraq, kopil I bllokut.

    Reply to this comment
  2. Fieri March 20, 15:02

    Edhe une jam dakort qe te anullohet,po me pare na tregoni vendin ku do te ngrihen KJOSKAT per te blere dipllomat. Nga dy i kemi,por te marrim e te treten,mbase e treta e verteta ,pasi dy te parat nuk pinin uje.senuk u gjenden as firmat e atyre qe i kane rregjistruar keto dipllloma,por as notat e shkolla ku jane marre. Pra jane blere ne KJOSKA.

    Reply to this comment
  3. # March 21, 19:25

    Do e ndaloni mbas 100 – 200 vitesh kur te vini ne pushtet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*