Basha duhet të pastrojë veten nga akuzat!

Arben Duka September 23, 2016 10:38

Basha duhet të pastrojë veten nga akuzat!

SHQUP-i për Atdheun,
s’i ndal përgjërimet,
por Atdheu-SHQUP-it,
nuk ja do shërbimet!

Dalin si skifterë,
në bash të Kuvendit,
shumë të shqetësuar,
për hallet e vendit!

Shumë të paduruar,
shumë të egërsuar,
po PD-ja emrin,
nuk e ka pastruar!

Për një megavjedhje,
Basha kurrë s’përgjigjet,
se tani për popull,
zemra po i digjet!

Për asgjë direkt,
s’përgjigjet zuzari,
as dhe për të vrarët,
e atij Janari!

Për kryeministër,
Basha aspiron,
dhe për tri akuzat,
bën sikur harron!

Del edhe na hiqet,
tamam si pëllumb,
përdor opozitën,
si një antiplumb!

Basha aspiron,
të jetë Njësh i Shtetit,
dhe pse në kurriz,
ka “faljen” e detit?!

Ndokujt mund t’i duket,
se po shkruaj kot,
por këto probleme,
duhen ngritur sot!

Se nesër-pasnesër,
tamam s’mund ta dimë,
mund që t’i vijë radha,
të bëjë qeverinë!

Duket që pushtetin,
e ka shumë dëshirë,
por po s’u pastrua,
do ta ketë vështirë!

Nëse për çudi,
do të ndezë fanarët,
do jetë një shënjestër,
për gjithë kundërshtarët!

T’i ulen-t’i ngrihen,
veç këto akuza,
kujtdo nga sikleti,
do t’i piqej buza!

Reforma u bë,
siç deshi ai,
ndaj s’ka pse të trembet,
nga kjo drejtësi!

Për postet që do,
duhet të pastrohet,
ndaj vetë drejtësisë,
duhet t’i dorëzohet!

Le t’i lërë mënjanë,
lodrat dhe premtimet,
të kërkojë nga A-ja,
t’i nisin hetimet!

Për të gjitha çështjet,
hetim të kërkojë,
se për katharis,
Basha ka nevojë!

Gjersa për pushtetin,
ka kaq pretendime,
nuk mund ta drejtojë,
vendin me dyshime!

Nuk them se kaq shpejt,
do ta ndihmojë fati,
por them-për çdo rast,
duhet të jetë gati!

Kur je një i pastër,
ke fytyrë dhe del,
dhe afron për Vendin,
një tjetër model!

Arben Duka September 23, 2016 10:38
Komento

6 Komente

  1. VETERANI PA STATUS September 23, 13:23

    Z, A, Duka

    Bravo Arben djali,
    Sa here qe shkruan,
    je imire pritur,
    nga tere sovrani!

    Kritikat qe vine nga kundershtari,
    mundet ti kete nga zori,
    mundet ti kete nga halli,
    nuke degjon as ifundit as i pari!

    Poeti me talentin e tij,
    Ngjitet ne maje te malit,
    Harbuti ne rolin e mizes,
    lepin koqet e Kalit!

    Reply to this comment
  2. vjola September 23, 16:59

    Ndaj duhen shoqerite civile, te ngrihen atehere kur duhet ti tregojne vendin cdokujt qe kerkon te na perfaqesoje, jo ti lene e te bejne gam gam per te hedhur balte mbi te tjeret. Ata kujtojne se njekohesisht po mbulojne megavjedhjet e tyre .Pale pale as kuqen as verdhen na bejne moral hajduteria.

    Reply to this comment
  3. BLACK SWAN September 23, 17:03

    po flasin PLEHRAT per pastrim

    bejtexhiu , po çfare po behet nga partia mar shok ???
    ju ka dale pronari dhe koshave te plehrave
    degjove gje ti ??
    jo se ti shkruan per te gjithe ne qe nuk flasim dot
    ah mar qyqar , ti nuk more vesh asgje per vete ,ngele te shkarrashkruash per te gjithe ,nejse
    po mire mar shok , mire shukriun po dhe PLEHRAT kishit mangut juve ??
    apo çfare them dhe une ,plehrat me plehrat jane mire !!!

    Reply to this comment
  4. Mark uk September 23, 19:12

    Akuza qe behen nga legena si puna jote nuk ka se si te pergjigjet.Apo nuk e mbrojn disa idiot qe flasin si dikur ne emer te popullit.Kan marr zemer ish spiunat ish sekretart e partive me kater klas tani qe vendin e drejton nipi i Spiro Kolekes si dhe djali i Kristaq Rames qe i biri Edi e akuzoj baban se i shkon me te shoqen dhe djalin qe ajo ka lindur eshte i tij.

    Reply to this comment
  5. kris 1 September 23, 20:00

    Me kete goditje qe i dha Beni me vargje Basha eshte i humbur.Me mire te vare veten.Pas Benit do ta qelloje rrufeja e Vet-kingut

    Reply to this comment
  6. Arben September 24, 05:23

    QYSH I BEHET TE PASTROHESH, KUR NUK JE I PASTER, DI NJERI GJE????!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim