Basha: Ekonomia eshtë zhytur edhe më shumë në krizë

July 29, 2016 11:02

Basha: Ekonomia eshtë zhytur edhe më shumë në krizë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një deklarate për shtyp theksoi se “të dhënat më të fundit zyrtare për 6 mujorin e parë të këtij viti tregojnë se ekonomia eshtë zhytur edhe më shumë në krizë, konsumi ka rënë dhe prodhimi në vend ka rënë”.

“Deficiti tregtar rezulton të jetë 14.4% me i lartë sesa në qershor 2015. Eksportet 6.4% me të ulëta se një vit më parë. Importet në qershor 2016, rezultojne 1.6% me të ulëta krahasuar me muajin paraardhës. Ndërsa në nivel 6-mujor, rezulton se eksportet janë 7.8% më të ulëta sesa eksportet janar-qershor 2015”, thotë Basha.

Sipas tij, “këto janë të dhënat që tregojnë luftën e biznesit për të prodhuar, për të ekzistuar madje, nën tutelën armiqësore e të dhunshme të një qeverie që vetëm rrit taksat, shton gjobat, ngre çmimet e energjisë dhe naftës dhe nuk kryen asnjë punë, asnjë shërbim. Taksat e larta, korrupsioni dhe armiqësia ndaj punës dhe prodhimit, mungesa e besimit dhe i kanë marrë frymën biznesit, duke e detyruar atë të mbyllet, ose të shkurtojë vendet e punës, duke sjellë këto rezultate. Fuqia blerëse është në kuotat më të ulëta historike, për shkak të varfërisë, papunësisë e mungesës së të ardhurave. Kjo është vepra e vërtetë e keqqeverisjes së Edi Ramës prandaj ai rreket me çdo çmim ta heqë debatin nga hallet e vërteta të njerëzve me llomotitjet e konfliktit politik”.

July 29, 2016 11:02
Komento

1 Koment

  1. shqipe July 29, 18:24

    Shikojeni me kujdes këtë fytyrë, përqëndrohuni te mjekra. Çfare ju kujton forma e saj? Pamja eshte madheshtore. E gjete! Ne italisht i thonë “Fondo schiena”, në shqip i thonë Prapanica, te Ndenjurat apo shkurt By..a. Imagjinoni se si ndjehen ata qe bisedojne me Lulëzimin-Kete yll në ngjitje, drejt 313-tës dhe si heqin dot syte nga mjekra-by..ë, e tij.

    Ky manipulues i llahtarshem shqipfoles, por edhe i dokumentave te institucioneve amerikane dhe europiane të habit me “standardet” e hipokrizizë, qe ja kalojne edhe Uriah Heep. Kjo pjelle politike deshtake e nje ”mostre” si Mareshalli SaliQëni -”Qenit qe te ha tines”, këtij ”manjaku paranojak dhe delenxhi”, i cili eshte edhe ”shqiptari(?)”-MË ANTISHQIPTAR I TË GJITHA KOHËRAVE, te kujton gjithashtu Robert Çamçakezin, qe vinte verdalle neper ”kantjere”?! Nje gje eshte akoma e pa qarte. Kush do ta gjeje shokun brenda(313-tës).

    Per momentin dua tu kujtoj te dyve, si dhe atyre qe kane sy e veshe, por nuk duan te shohin dhe te ndegjojne:

    1)Tek ai guri me vërë, një nga një do shkojnë të tërë. A thua do ta nxërë Mareshallin, sepse Lulëzimi kalon kollaj? Kthim mbrapa nuk ka.

    2)Minjtë po dalin nga galeria. (Vrima e miut 300 grosh- a thua do të mjaftojë 313 ?)

    3)Kur historia nuk njihet, ajo perseritet. Vini re ngjashmerine, jo vetëm vizive, te Lulëzimit me shokun Enver, kur edhe ai ishte nje yll ne ngjitje drejt nje fundi te turpshem si vrasesi i ”shokeve” te tij te luftes:

    -Shoku Enver thoshte qe ka studiuar ne Perendim. Ketu nuk mund te leme pa permendur sjelljen e tij ekzeplare prej nje bukeshkal,i tinzari dhe vrasesi me bamiresin e tij Bahri Omari(kunati i tij), qe e efinancoi, e strehoi dhe e çoi ne shkolle ne France.

    -Lulëzim Basha, thote po njelloj, se ka studiuar ne perendim. Por edhe ketu nuk mund te leme pa permendur sjelljen e tij ekzeplare prej nje bukeshkali, tinzar dhe te pacipe me bamiresin hollandez, qe e mori nga Rinasi, ku punonte si kamarjer, e strehoi dhe e çoi ne shkolle ne Hollande.

    -Enver Hoxhen, ndonse ishte nje i panjohur ne jeten politike te kohes, e futi ne politike dhe e vuri ne krye te PKSH serbi Miladin Popoviç, mbasi e njihte mire karakterin e tij prej servili dhe te binduri ndaj jugosllaveve.

    -Lulëzim Bashën, ndonse edhe ai ishte nje i panjohur ne jeten politike te kohes, e futi ne politike dhe e vuri ne krye te PDSH, po nje serboman-Sali Berisha, mbasi edhe ai e njihte mire karakterin e tij prej servili dhe te binduri, per me teper kishte rekomandimin e Argites(Lady Macbeth).

    Kjo situate qesharake, te kujton historine e gomarit qe nderkohe qe ujku po e hante, ai duke u perpelitur mendonte se ishte ne ëndër!! Akoma bejne sikur nuk e kuptojne qe jane duke ngrene derrin maç amerikan dhe evropa i ndihmon vetem duke jua lyer vendim me graso.

    Si Ustai ashtu edhe Çiraku duhet ta kuptojne, perpara se te jete vone, qe ata duhet te largohen nga jeta shoqerore dhe politike e shqiptareve durim mëdhej.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim