Basha: Ekonomia shqiptare në stanjacion, PD ka një alternativë

April 7, 2016 11:46

Basha: Ekonomia shqiptare në stanjacion, PD ka një alternativë

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në Forumin Ekonimik me temë “Biznesi dhe harmonizimi i taksave në BE”, organizuar sot në Tiranë.

Basha në fjalën e tij u shpreh se “Forume të tilla japin mundësi të jashtëzakonshme për të bërë publike vizionin, platformën e zgjidhjet, që një forcë politike opozitare dhe alternative, si është PD, që i propozojn vendit në fusha të ndryshme dhe në vecanti në fushën ekonomike.

Përfitoj nga rasti të prezantoj pikat më të rëndësishme të alternativës së Partisë Demokratike të rimëkëmbjes së ekonomisë shqiptare pas goditjes që i dha kriza ekonomise dhe rrëzimit dhe groposjes që i bëri qeveria shqiptare asaj”.

“Dua ta nis me përkufizimin e Ronald Regan mbi rolin negativ të ndërhyrjes shtetërore në ekonominë e tregut, ku thoshte se “Nese ekonomia vrapon, taksoje, nëse ecën ngadale, rregulloje, nëse ndalon, ndihmoje dhe subvecionoje”. Në fakt, në kushtet e Shqipërisë mund ta perifrazojmë dhe mund të themi se qeveria aktuale ia ka dalë më sukses ta zbatojë në këtë mënyrë; “nëse ekonomia po jep shpirt, arrestoje, nese ende nuk ka dhënë, qëlloje dhe nëse ka vdekur, brohorit me zë të lartë, po bëjmë shtet dhe varrose”. Prej më se dy vjetësh ky është realitet dhe ky relitet vjen nga takimet me qytetarë, biznesmene, fermere, blegtorë, të papunë dhe të shpronësuar. Është fakt se ekonomia shqiptare është në stanjacion dhe është fakt se ajo nuk prodhon punësim, pasi papunesia sipas INSTAT është 17%, por është më e lartë, ndërsa te të rinjtë 33%- 40%. Borxhi publik mbi 73% eshte rrezik i madh për ekonomine shqiptare që nuk lëviz”.

Basha shpreh se Partia Demokratike ka alternativen e saj të shpëtimit të ekonomisë. “Partia Demokratike ka platformën e saj, kryefjala e së cilës është mbështetja e qytetarit, fermerit, sipërmarrësit pa dallim dhe sa më shumë hapësirë, më shumë mundësi për ta, sepse ata janë pjese e ekonomise. PD ka një alternativë zhvillimi, një projekt që ka për qëllim rritjen ekonomike që garanton punësimin dhe mirëqenien për të gjithë shqiptarët, pasi vendos në qender qytetarin dhe iniciativen e tij të lirë. Ky projek ka në qendër lirinë ekonomike, çliron ekonomine nga pengesat, garanton konkurueshmërine, krijimin e shanseve për punësim, paga më të mira etj”, theksoi Basha.

April 7, 2016 11:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*