Basha: Elbasani, gjeneza e bashkëqeverisjes me krimin

September 6, 2018 10:52

Basha: Elbasani, gjeneza e bashkëqeverisjes me krimin

Partia Demokratike është mbledhur këtë të enjte në Elbasan për të zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme, njësoj sikurse në Shkodër, me qëllimin për të bojkotuar seancën e sotme parlamentare.

Kryedemokrati Lulzim Basha e denoncoi situatën kriminale në Elbasan dhe e konsideroi këtë qytet si simbolin e bashkëqeverisjes me krimin.

“Elbasani kryeqytet i krimit, një epitet aspak i merituar për këtë qytet dhe këta qytetarë, të cilët kanë pasur rastin t’i njoh nga afër, pasi janë të mbushur me vlera. Elbasani po vuan nga bashkëqeverisja me krimin.

Qazim Sejdini, Taulant Balla dhe bandat e krimit të organizuar, nga Çelët te Sanxhaktarët me shokë, të cilët vitin e kaluar treguan se kush sundon në këtë qytet kur goditën Policinë e Shtetit pa asnjë pasojë ligjore”, tha Basha.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si ngritësin e “çengelit të krimit” në Elbasan.

“Xibrika, fabrika e kokainës, është çengeli kriminal që mban të varur Edi Ramën, përmes pjesëmarrjes së vëllait të kryeministrit Olsi Rama. Faktet e përfshirjes së tij janë fshehur në një mënyrë kriminale nga Saimir Tahiri dhe vazhdojnë të mbetet të fshehura nga Xhafaj. Kjo është arsyeja pse sabotohet komisioni hetimor. Sepse faktet tronditëse që do të dalin nga hetimi parlamentar, që bashkëveprimi i Edi Ramës me krimin në Elbasan ngriti çengelin e krimit nga ku varet tani e 5 vite më parë Edi Rama”, tha më tutje kreu i PD-së.

Basha bëri të ditur se opozita është duke punuar për një platformë që do te jetë një rrugëdalje nga situata e krijuar.

s.a/dita

 

September 6, 2018 10:52
Komento

2 Komente

  1. skrapari September 6, 14:44

    Pse nuk e besojme Lulzim Bashen.
    1. Ka te dhena se kur ishte ne Kosove si perkthyes i UNIKUT ,ka pergatitur dosje kunder kuadrove te UCK-se.
    2. Sipas shkrimeve ne gazeta,te cilat nuk jane kundershtuar nga Lulzimi, shkruajne ,edhe keta autor te huja, s e Lulzimi ka patur dore ne sajesen e shtepise se verdhe ku gjoja beheshin traslant organesh.
    3. Erdhi ne KOPIN e PD i rekomanduar nga Argita Berisha shoqe e punes andej nga KOsova.
    4. Kur ishte minister transporti akuzohet per 230 milion euro te vjedhura. U padit ne prokurori e nuk u paraqit asnjehere,por u mbrojt me raporte deri sa kaloi afati. Pra nuk e perfilli drejtesine.
    5. Nuk hapi goje per vrasjen e 29 qytetareve ,midis tyre edhe femije,ne Gerdec.
    6. Ishte minister i brendshem e urdheroi vrasjen e qytetareve qe protestonin ,por pa asnje rrezik per shkaterrim apo pushtim institucionesh.
    7. Qendroi ne krah te krye kriminelit Sali Berisha ,duke i pranuar budallaqet e tij,si ato cadrat pistolet, thikat me helm.
    8. U pajtua me vrasjene Trebickes e Rezmi Hoxhes . Edhe pse ka qene minister drejtesie ,nuk beri drejtesi. Kete po e tregon edhe Vettingu ndaj prokuroreve dhe gjyqtareve.
    9 . Lejoj lulezimin e kanabesit dhe si rezultat dhe lejoj kontrabandistet te merreshin me kontrabande. Arrestoi dy pleq e nje plake se iu gjeten dy fije kanabis ne kasolle.
    10. Flisnin dite e nate se Edi Rama rri me kriminelet, madje u blen edhe cigare,or asnje kriminel e as Edi rama nuk u arrestua.
    11.Ishte i pari qe i shkoi ne zyre Ilir metes ku i dha perkrahje per vidion Meta Prifti.
    Ndaj ky njeri nuk eshte i besueshem edhe per aresyen se familjen e ka ne Hollande ,pra eshte Hollandes. Perse duhet ta besoje kete rinia qe temos largohet,kur ky vet ka shtepine en Hollande, femijet e tij ne Hollande……
    12. Ka humbur te gjitha zgjedhjet duke u justifikuar se mi vodhen votat,kur vet eshte krye hajdut i votave kur u zgjodh kryetar partie ,pa lere ate te kryetarit te bashkise se ishte tjeter hajdut ai qe i vodhi votat,por me mire i shtoi votat neper kutite…. Ja keto populli i di mire.
    Per Moniken dhe Vasilin eshte gjynah te harxhosh kohen.

    Reply to this comment
  2. Gopisti i fundit September 6, 15:39

    E po hajduti bertet me shume kapni hajdutin , mor skrapalli. Faji nuk eshte i tij , por i Rames qe mori votat pikerishte per ti futur brenda keta hajdut e vrases.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*