Basha fermerëve të Divjakës: Ejani në Tiranë të bllokojmë kryeministrinë

February 6, 2018 11:34

Basha fermerëve të Divjakës: Ejani në Tiranë të bllokojmë kryeministrinë

Kryetari i Partisë Demokratike u takua në Divjakë me fermerë, të cilët u shprehën të revoltuar nga mbetja pa shitur e prodhimeve të tyre.

Fermerët e Divjakës u shprehën se janë mashtruar në fushatë nga kryeministri Rama. “Nuk marrim asnjë subvencion as në naftë, as në fara, as në plehra kimike”, u shprehën fermerët, te cilët thanë se po konkurohen padrejtësisht nga prodhimet e importit.

Ata i thanë kryetarit Basha se do t’i hedhin në lumë prodhimet e tyre, por kreu i opozitës i nxiti që, në vend të çojnë dëm djersën e tyre, të vijnë në Tiranë, të bllokojnë kryeministrinë. “Duhet të hedhim Ramën në kanal, jo djersën tuaj”, u tha Basha fermerëve.

Kryetari i PD shprehu bindjen se “një qeveri që është vënë në shërbim të një grushti njerëzish të korruptuar dhe të lidhur me krimin, nuk do t’u shërbejë qytetarëve”.

Basha tha se “me programin e PD për mbështetjen me 150 milionë dollarë në vit, fermerët do t’ia dalin të konkurojnë me importin, të shesin prodhimet në treg dhe të rimëkëmben ekonomikisht”.

l.h/ dita

February 6, 2018 11:34
Komento

3 Komente

  1. kokuturaku politikan February 6, 11:43

    waw !
    Tipike injorante anadollake .
    Mblidhni ca koke Lakra edhe Kunguj
    dhe kerkoni pafajesine para kryeministerise ,
    sepse edhe koka e vet sharlatanit basha
    eshte nji kombinim midis Kungullit & Lakres

    Reply to this comment
  2. Spartaku February 6, 13:02

    Mjer ti o Basha per mendjen qe ke.Te tjeret shkojne ne rrugen e zotit,kurse ti ne rrugen e djallit.Te punon ajo e shkret mendje vetem per te keq.Pse ore dashke te bllokosh ti kryeministrine dhe te hedesh ne kanal Kryeministrin? Ai po punon mire,madje shume mire,por ti nuk ke syt ne ball por ne bythe.Pse se te do qejfi ty kerkon te pjerdhesh mendjen e disa fshatareve injorant qe te vijne pas per ndonje peslekshe.Mire e ka nje komentues me larte se koka e Bashes eshte “kombinim midese kungullit dhe lakres”.

    Reply to this comment
  3. Jimi February 6, 13:44

    O rrote thirri mendjes! Nuk ka bir kurve qe e rrezon Ramen! Pa c’ka se beni si garipa e cuba ne parlament, me keto veprime me shum shtoni alergjine qe ka ky popull ndaj kafsheve te pazbutura. se sa e bindni ne “ndershmerine” tuaj. Ramen e rrezojne vetem ata qe zgjodhen. Flijeni mendjen! Zgjedhjet jane ne 21-shin dhe me kete mendje qe keni ju, Rama edhe pse me gabime, ka per tu rrizgjedhur. Te fala Fizit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*