Basha fillon punën për modernizimin e PD-së, kë takoi sot

September 20, 2017 17:08

Basha fillon punën për modernizimin e PD-së, kë takoi sot

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri, z.Walter Gloss. Takimi kishte si qëllim bashkëpunimin dhe ekspertizën gjermane në hartimin e ligjit për ndalimin e simboleve të komunizmit, si dhe për reformimin e modernizimin e Partisë Demokratike.

Dje grupi parlamentar demokrat vendosi ngritjen e grupit të punës të kryesuar nga nënkryetari, Enkelejd Alibeaj, për hartimin e një projektligji për ndalimin e simboleve të komunizmit.

Z. Gloss shprehu angazhimin e Fondacionit Konrad Adenauer për të ndihmuar këtë iniciativë ligjvënëse të Partisë Demokratike. Kryetari Basha vuri në dukje se Partia Demokratike do të ndërmarrë një proces të gjerë konsultimi dhe bashkëbisedimi me të përndjekurit politikë dhe të gjithë faktorët shoqërorë për të pasqyruar shqetësimet dhe sugjerimet e tyre në këtë projektligj.

Partia Demokratike dhe Fondacionit Konrad Adenauer do të bashkëpunojnë për të thithur ekspertizën gjermane edhe në procesin e modernizimit të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike do të nisë një proces analize dhe konsultimi me anëtarësinë për ti paraprirë ndryshimeve statutore që do të mundësojnë rritjen e rolit të anëtarësisë në vendimmarrje.

September 20, 2017 17:08
Komento

4 Komente

  1. Arben September 20, 18:04

    FATKEQESI, QE SHQIPETARET FLENE ENDE

    GJUME, VOTOJNE PUPAC SI PUNA E KETIJ

    Reply to this comment
  2. Potigu September 20, 18:05

    Sikur te qe rregullimi i mireqenies tek simbolet e komunizmit,vet Enver Hoxha do ngrihej nga varri dhe do ti shkaterronte,por nuk eshte kjo.Ti duhet te mobilizosh veten dhe ter ata……qe te ndjekin pss te mendojne per permiresimin e ekonomis.Por as ti e as ata nuk jan per kete atedhe

    Reply to this comment
  3. C'a bohet kshtu September 20, 20:42

    Po pse qelbesirat e Saliut qenkan te “prapambetur” qe kerkojne te modernizohen… Oh sa per te qesh e per te dhjere.

    Reply to this comment
  4. realisti September 20, 22:03

    Deni mi i simboleve te komunizmit e te personave te cilsuar per veprimtari politike ne ate koh behet me qellim per perfitim politik.Me gjith te metat qe ka pas ajo periudhe si L N CL apo Enver Hoxha kane lene gjurme te pa shlyeshme ne kujtesen e shumices se popullit qe nuk do zhduken me kalimin e shume dekadave .Ketu duhet bere nje analize e ftofet me nje veprimtari te paanshme e me objektivitet e pastaj te merren vendimet perkatese/

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*