Basha flet me nostalgji për Çadrën: Marrëveshja e 18 majit, dështim

July 11, 2017 13:09

Basha flet me nostalgji për Çadrën: Marrëveshja e 18 majit, dështim

 

Lulzim Basha ka deklaruar sot se marrëveshja me Edi Ramën ishte një dështim i Partisë Demokratike, që sipas tij nuk e frenoi dot deformimin e votës në 25 Qershor.

Deklaratën e ka bërë gjatë takimeve me demokratët e Vorës, Kombinatit, Kasharit, Dajtit e Farkës.

“Ndonëse 18 Maji legjitimoi kauzën tonë të drejtë para çdo shqiptari dhe para komunitetit ndërkombëtar, nuk arriti as ta frenojë dhe as ta shkatërrojë mekanizmin që ishte vënë në lëvizje. Këtë e dini fare mirë ju. E dinë gjithë demokratët, e dinë gjithë qytetarët. E di unë, e di i madh dhe i vogël se me çfarë u përballëm që javën e parë pas kësaj marrëveshje politike.

Me një kundërshtar politik që tashmë kishte minuar tërësisht terrenin elektoral, me shpërndarjen masive të parave të pista të drogës dhe përqindjen e tenderave dhe koncensioneve korruptivë, për të detyruar qytetarët të tjetërsojnë vullnetin e tyre apo duke mbledhur kartat e identitetit. Me angazhimin e plotë të makinës shtetërore në favor të partive të pushtetit dhe natyrisht si gjithmonë shoqëruar nga bandat dhe narkotrafikantët. Në këtë terren u zhvilluan fushata dhe zgjedhjet e 25 Qershorit”, tha Basha.

Por ndërsa pranoi dështimin në marrëveshjen me Edi Ramën, Basha i është rikthyer ditëve të protestës në Çadër.

“Përkulem me respektin më të thellë, me mirënjohje time të përjetshme për sakrificën tuaj në Çadrën e Lirisë për 90 ditë e 90 netë me radhë, e cila u dha shqiptarëve jo vetëm kauzë e drejtë për zgjedhje të lira por edhe shpresën për një të nesërme ndryshe.

Një raport tjetër midis qeverisë dhe qytetarit. Dhe ky është pikërisht programi i Partisë Demokratike. Ky është programi ynë, një qeveri për qytetarët. Ne e dinim se çfarë gatuhej nga qeveria që erdhi në pushtet me ndihmën e krimit. Droga që mbuloi Shqipërinë ishte dhe është një projekt politik i Partisë Socialiste dhe Edi Ramës”, u shpreh Basha.

July 11, 2017 13:09
Komento

9 Komente

  1. spartaku July 11, 13:51

    Ajo çader nuk ishte e lirise,por e turpit.Keshtu ka per te ngelur ne histori.Ne ate çader jo vetem qe hengrene salçiçe dhe pine birre sa plasen,por u be thirrje per lufte,thyerje xhamash,shpim gomash,goditje me grusht,dhe me keq akoma se u bene nga kryetari i partise, Lulezim Basha.Duke u sjell ne kete menyre kaq radikale ky palaòo kryetar,çfare priste me shume? Ai priti dhe mori ate qe meritoi ne 25 qershor kur demokratet e demaskuan duke bojkotuar zgjedhjet.Basha vertete nuk ka turp,ai turpin e ka ngrene me buke.Basha do jete e keqja e pd-ke.

    Reply to this comment
  2. Jovan bregu July 11, 14:02

    Paska ditur se ne cfare terreni do te beheshin zgjedhjet, cfare do te ndodhte me votat, por beri marreveshjen e 18 majit. Tani e quan gabim. Kush ta ka fajin, perpiqu te flasesh me gjuhen e moshes dhe pozicionit qe ke dhe jo si femije.
    “Programi i PD , qeveri per qytetaret”. E kishe kohen ta beje, 8 vjet. Kur mendonit ta benit?

    Reply to this comment
  3. arbereshi July 11, 15:07

    Si mund te pretendoje ky legen qe eshte politikan, ky eshte thjeshte nje GORE

    Reply to this comment
  4. arbereshi July 11, 15:08

    Si mund te pretendoje ky legen qe eshte politikan, ky eshte thjeshte nje GORE qe nuk di te lefi por te mjaullije

    Reply to this comment
  5. shpatar July 11, 16:41

    Me qe je bere pishman ngreje perseri Cadren.Do ta kuptosh me mire se cfare budadalleku bene kur ske rruge tjeter per tu perballur me vullnetin e popullit .
    Kot mundoheni te gjeni arsyet e deshtimit .Jeni parti qe mbaheshit me mashtrime, vjedhje e koorupsjon. Keto kane nje kohe te caktuar lulezimi .Ne Shqiperi zgjati shume .Ne vende te tjera, me po te njejtat karakteristika si Shqiperia, nuk vazhdojne me shume se 8 vite .Pd ka 27 vite qe kembngul ne mashtrim ,vjedhje ,korupsjon dhe teori antikomuniste .Kjo e ka shkaterruar dhe do ta nxjerr jashte spektrit politike si force .Ndoshta nje kompozim me i qendrushem me baze idiologjike jashte segmenteve te mbeturinave te komunizmit mund te ngrihet nje e Djathte reale qe do te jete me e qendrushme ne garen per pushtet .
    Luli jo Cader te ngesh por tynele e bunker nuk gjen dote vrime miu ku te fshihet .Populli dhe nderkombetaret ta kane bere radioskopine e na del pozitiv.Regullo ato punet e tua personale e familjare e mbylle kete kapitull .
    Mendoja se kishje nxjerr konkluzjone por qenke nje bajge si Saliu qe nuk kuptoni se cfrae kerkohet sot ne politiken Shqiptare .Kane ikur kohrat e opozites si kondra per kondra .Tani duam kondra per pro qe te bejme shtet me ligje e krenari kombetare .Jo shtet qe e le shqiptarin pa moral e te percmuar .Pa ekonomi e dinjitet si race superiore .Keto ju i kini shkelur me kembe qysh kur u krijuat si parti.
    Shpresoja se do te qendroje dhe 2 vjete ne ate karrike.Me mendimin se do te bashkpunoje per ato detyra qe u premtove Aleatve .Por sqenka thene .Je shume i infektuar nga Berisha qe ska ilac qe te sheron me .Do paguash mekatet qe ke bere qe kur ju fute kesaj rruge . Nga Holanda me katapult ne organizma prestigjoze politike . Faktet tregojne qe nuk ishje i afte te konsolidoje figuren tende si i dobishem per popullin shqiptare .U fute ne gjirin e ngrohte e te embel te famijles Berisha dhe pa dyshim qe ke per te paguar me shume se cke marr.
    Cfardo zgjidhje qe do te behet deri ne 22 korrik per mua je i deshtuar .Edhe ne se e kalon kete situat me ndihmen e Berishes nuk do te kesh jetegjatsi nga Reformat qe do te vijne njera pas tjeters deri ne dalje para gjyqit te popullit .Atehere do ta kushposh pse te ka dashur Sali krimineli .Me keqardhje vella por Shqiperia nuk ka me kohe per te falur sundimtare qe punojne per ta penguar popullin te integrohet ne familjen Evropjane. .

    Reply to this comment
  6. Granit Boni July 11, 17:44

    Sa me shume flisni per blerje votash as me shume ofendoni nje popull te tere qe ju dha grushtin dermues fytyrave te palacove opozitare. Dhe me te eger do ta merrni grushtin ne 2021 derisa te mos ekzistoje pede-ja me falangat e krimit o Lulush bytheci.

    Reply to this comment
  7. NjeQytetarOptimist July 11, 19:01

    Ngri cadren e rradhes me logon: “Qesharaku, deshtoi”.. Po I jep sinjal MonikeGojecorapes..

    Reply to this comment
  8. Reli July 11, 22:52

    Boll o idjot, cadra ishte vetem qe ti “to make your bones”…
    Se nuk ishe kryetar real.
    Nuk ishte aq e madherishme dhe ish e vemja opozite qe bere,per ne teoer: deshtoi.
    N’a u neverite,nuk te duam,e katandise keq dhe ke oer t’a cuar me keq akoma.
    Ke emer te keq lidhur me afera korruptive..
    Mjaft pallati i Vlores,qe u zure pamjen e detit Vlonjateve dhe paturp kerkon voten. Boll!
    Ik, po nuk ike do ngrihen demokratet dhe do te shporrin me turp. Ndyresire,s’kecemocione te te lidhin me pd,funderine.

    Reply to this comment
  9. Fatmir Lohja July 12, 08:45

    Çadra qe nje deshtim i turpshem i politikes se rruges.Nga çadra bere thirrje per destabilizimin e rendit kushtetues.”Shponi goma e komardare!Mos paguani taksa!Bojkat ka edhe nuk ka,e qyfyre te tjera si keto.Fole ne emer te shqitareve dhe na del se nuk ke pasur mandat as nga organet e partise sende.Nderkombetaret i percolle si rrugeçer.Cila kancelari te pret ne Europe?Ambasadore i cilesove soroiste, sikur Gjrogj Soros te jete nje kriminel nderkombetar.Ne fund bere nje marreveshje,per karriken tende.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*