Basha: Ftesa e Ramës për kryeprokuroren ishte propagandë, kandidati ishte përcaktuar

December 21, 2017 21:57

Basha: Ftesa e Ramës për kryeprokuroren ishte propagandë, kandidati ishte përcaktuar

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur per zgjedhjen e Kryeprokurores së Përgjithshme të përkohshme, për protestën dhe qëndrimet që do të mbajë kjo forcë politike në studion e “Opinion” në “Tv Klan”.

“Kjo që shikoni do të ishte reagimi normal i çdo opozite. Nëse shkelet kushtetuta, nëse bie kushtetuta bie edhe shteti.

Fevziu: Pse nuk e zgjodhët kryeprokurorin në bashkëpunim me Ramën?

Është propagandë ftesa e Ramës. E kishte caktuar kandidatin. Ftesa ka brenda hilen që në kapjen e prokurorit të kishte edhe duart e opozitës. …Ne jemi për kushtetutën, jo për shkeljen e saj. Nëse jemi për shfaqjeje dhe të bëjmë çfarë thonë ambasadorët, ok.Ka me dhjetëra deklarata për vettingun. Sot prokurorja është pa vetting. Fryti i vetëm i asaj që ka ndodhur të hënën do të jetë mbyllja e akuzave për Tahirin, Dakon, Sejdini , etj”, shtoi Basha.

Fevziu: Po nëse Arta Marku do të marrë akte kundër prokurorëve të mazhorancës, do të jetë e pa kapur nga mazhoranca?

Basha: Nuk ka në qoftë se në opinion.

Fevziu: Po pse ju atëherë thoni se ajo do të mbyllë çështjen e Saimir Tahirit, Dakos etj.

Basha: S’kam ardhur si analist, por si kryetar i opozitës. Sot sipas të dhënave të BB 43 në 100 familje nuk po ngrohin shtëpitë, 30 në 100 marrin borxh për paketën ushqimore.

Fevziu: Në një ditë ndodhi kjo apo ka vite, sepse çdo kush që vjen thotë të njëjtën gjë

Me vjen keq që ti po kërkon të bësh narkozën, ne jemi këtu për të bërë zgjimin.

E ndërsa për lajmërimin me vonesë për protestën e opozitës Basha tha se çështja u fut në rendin e ditës në momentin e fundit, 2 ditë përpara. Maxhoranca ndryshoi rendin e ditës në mënyrë tinzare.

Kurse për komunikimin e ambasadorët ai tha se komunikimi i tij me ta është i direktë.

Komunikimi im me ambasadorët është i direkte. Unë parashtroj qartë qëndrimet e opozitës. Ne nuk na e ka përgjegjësinë ambasadori Lu dhe Vlahutin, por Edi Rama”, tha Basha

December 21, 2017 21:57
Komento

3 Komente

  1. alphade December 21, 23:12

    Basha,nje sharlatan i pakrahasueshem !!!

    Reply to this comment
  2. dixhitali sb December 22, 10:28

    Edhe majmuni e kupton se çfarë hallin ka opozita me rastin e prokurorit. Ajo nuk mori pjesë në votim sepse nuk donta të hiqej dhalla që ishte levë e kapjes së drejtësidë.prej mafies berish-bashë-kryemash e vasilievët e tjere. Asnjëherë nga mafiozët e opozitës së sotme nuk kemi parë të.përgjigjen për pyetjet që.u bëhen por përgjigjet e tyre tregojnë nivele të ulëta dge tregojnë të tjera gjëra, krejtësisht pa lidhje. Luli mesa duket nuk e kupton që analistët që ai flet janë masha e tij.
    Fatkeqësi që popullin e kanë mbërthyer hakabagët, njerëzit më të ligj
    Duxhtali sb

    Reply to this comment
  3. Jimi December 22, 13:05

    Rri Lule mire je aty ku je, hic mos luj, se po te ishte ndo nje drejtor tjeter ne PD, PS-n do ta kishte gjetur belaja!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*