Basha fton Pjerin Ndreun në iftar, deputeti: Këta edhe të ftojnë, edhe të denoncojnë

July 15, 2014 15:06

Basha fton Pjerin Ndreun në iftar, deputeti: Këta edhe të ftojnë, edhe të denoncojnë

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, ka marrë një ftesë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, për iftarin që ky i fundit ka organizuar javën e ardhshme.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë Ndreu, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan: Edhe të akuzojnë, edhe të denoncojnë dhe të ftojnë…! Hajde merri vesh tani Lulushin me shokë”.

Një ditë më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputetët Arben Ristani dhe Eduard Halimi, i dorëzuan prokurorit të Përgjithshëm dy kallëzime penale: një për deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, që sipas tyre dhunuan deputetin demokrat Gent Strazimiri dhe  një tjetër, më vete, për deputetin Ndoka për kërcënimin e zëdhënëses së PD-së, Laura Vorpsin.

July 15, 2014 15:06
Komento

10 Komente

  1. edi July 15, 17:05

    Vazhdo keshtu PJERIN NDREU….mbaje kamzhikun ne dore per keta ‘DERRA’, se vetem keshtu te njohin per ‘ZOT’.

    Reply to this comment
    • b.kanani July 15, 17:21

      Eshte e vertet se keshtu duan se kur ishin ne pushtet administraten e bene kaps nuk guxonte njeri te dilte para mikrofonit per te thene nje fjale,ndersa tani na hiqen demokrat te flakt.Po cfar te besh kur nuk ka drejtesi,ne nuk e votuam te majten qe te presi kur tu mbaroje mandati ti heqi keta qelbesira nga presidenti e deri te njeriu me i thjeshte i drejtesise qe po zbatojne urdherat e berishes.

      Reply to this comment
  2. Pellazgu July 15, 17:11

    “…për iftarin që ky i fundit ka organizuar javën e ardhshme.”?
    Nuk do ta organizojë javën që shkoi?

    Reply to this comment
  3. Aleko Gjoka July 15, 21:00

    Mos e ka ber ftesen para se te ndodhi ngjarja dhe para se te venin te prokurori Llalla dhe se nuk ja thoshte dot Ristanit e Halimit,ose mos ka per qellim te “mire” te pajtojne gjakesit….!!???

    Reply to this comment
  4. mir July 15, 22:07

    edhe ti pjerin…..je bere synet.

    Reply to this comment
  5. Apojo July 15, 23:02

    Mos shko!
    Se mund te hash nonji gjo te porositme enkas per ty!
    Kujto Pjeter Arbnorin, Zhulalin, Gazideden, Perikli Teten e shume te tjere qe vdiqen nga semundje te pasherueshme.
    Ruhu!

    Reply to this comment
  6. Aliu nga Selenic July 15, 23:58

    Po perse e fton ne iftar.! Po c`fare i duhet Bashes Ramazani.Ahhhh me falni kerkon te laje gjynahet,? Jo ore Bash ti nuk i lane gjymahet.Gjynahet tuje (mekatet) jane shume te medhaja.
    1. Hetimi i UCK dhe dergimi i tyre ne gjyqin e Hages padrejtesishte.
    2. Grabitjet ne rrugen e Kombin nje shume e madhe prej 223 milion Eurosh.
    3. Firmosjen e detit dhen Greqise si minister i jashtem.
    4. Vrasjet me 21 Janar. Pa permendur ketu ardhjen ne krye te Bashkise Tirane me vota te vjedhura.Te gjith keto nu i lan dote ase me Ramazan dhe me asgje.
    Vetem kur te shkosh para drejtesise athere do ti paguajsh te gjith.!

    Reply to this comment
  7. Pëllumb zaimi July 16, 00:39

    Duan ti fusin ndonje taleban ta rrahin dhe te marin hakun? Por do ta hajë talebani më né fund sepse keta te fteses do te thonë “nuk i pamë”?

    Reply to this comment
  8. alfade July 16, 00:50

    ”Komedia Njerezore ” – Honorato de Balzak !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*